E Diel, 1 Nëntor 2026

PSD, Gjinushi: Zgjedhjet e parakohshme zgjidhin krizën

TIRANE- Opsioni i vetëm për të nxjerrë vendin nga kriza politike Partia Social Demokrate sheh zgjedhjet e parakohshme.

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi sot Komisionin Qendror të zgjedhjeve si bashkëpunëtor të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve dhe bëri thirrje për një qëndrim të përbashkët opozitar për të larguar qeverinë Berisha.

“Vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, dhe një qeveri e Komision Qendror të Zgjedhjeve që garanton zgjedhje të standardit. Kjo është e vetmja zgjidhje për PSD-në. Këtë duhet ta mbështesë cdo opozitar jo vetëm me fjalë por me qëndrime konkrete”- deklaroi Skënder Gjinushi.

Kreu i PSD-së bën me përgjegjës kryeministrin Berisha për krizën politike, ndërsa opozita shton ai ka faj “tolerancën e tepruar deri në lejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të saj Kushtetuese në Kuvend në KQZ apo në RTSH.
 
Sipas Gjinushit asnjë lloj trasparence e Kushtetutës nuk mund të ligjërojë djegien e votës së popullit vecse një veprim mafioz.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PSD, Gjinushi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhin krizën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›