Fier, qytetarët firmosin peticionin kundër raportit të Dick Marty
FIER- Peticioni kundër raportit të Dick Marty për përfshirjen e drejtuesve të UCK-së në trafiqe dhe afera të paligjshme ka nisur të firmoset sot edhe në qytetin e Fierit. Sic kanë bërë të ditur organizatorët e peticionit, kjo lëvizje do të udhëtojë në të gjitha qytetet kryesore të vendit, ndërkohë që firmat e grumbulluara do të depozitohen pranë Këshillit të Evropës.
Në Fier që prej hapjes zyrtarisht të kësaj forme kundërshtimi qytetar, me dhjetëra vetë kanë hedhur firmën e tyre, për të shprehur kundërshtinë me raportin denigrues.
Qytetarët janë mëse të bindur se raporti i Martit është një tjetër sulm kundër pavarësisë së Kosovës, e cila nuk përkon me realitetin. Peticioni kundër këtij raporti është firmosur edhe nga qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
(m.a/News24/BalkanWeb)