E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tre vitet në vijim nuk do ketë asnjë kilometër rrugë të paasfaltuar në Paskuqan”

Premtimi i kryeministrit Berisha: Infrastrukturë moderne për qytetet dhe fshatrat, prioriteti i këtij mandati qeverisës

Kreu i qeverisë Sali Berisha iu ka premtuar dje qytetarëve të Paskuqanit se në tre vitet në vijim, do bëhet i mundur asfaltimi i të gjitha rrugëve. Berisha theksoi se kjo zonë shumë pranë Tiranës për vite me radhë kishte qenë e harruar nga pushteti i qeverisë së kaluar socialiste, duke mos kryer asnjë investim për përmirësimin e jetesës së banorëve.
“Katër vjet më parë, kam ardhur këtu në Paskuqan; katër vjet më parë jam ngjitur Martanesh. Paskuqani është në Tiranë, Martaneshi është në bjeshkët e Martaneshit. Por një gjë kishin të përbashkët: rruga për në Martanesh dhe rruga për në Paskuqan ishin rrugët më të mundimshme. Kjo sepse edhe ju këtu ngjitur me Tirana, për pushtetin ishit më larg se Martaneshi. Në këto tre vjet janë asfaltuar 16 kilometra rrugë në qytetin tuaj. Ju jap fjalën e nderit se në tre vitet që vijnë nuk do të ketë asnjë kilometër rrugë të paasfaltuar në mbarë Paskuqanin. Katër vjet më parë fëmijët tuaj, vuanin për shkolla, për shërbim shëndetësor. Sot në Paskuqan janë në ndërtim dy shkolla, ju garantoj se edhe dy të tjera do të ndërtohen, së bashku me qendrën e kulturës. Paskuqani do të ketë të gjitha standardet e një qyteti evropian”- tha kryeministri.
Shefi i ekzekutivit tha se infrastruktura moderne si në qytete ashtu edhe në fshatra, është prioriteti më i madh i kësaj qeverie.
“Për mua, për ju për çdo shqiptar, qytetar i Shqipërisë evropiane do të thotë para së gjithashtu dhe mbi të gjitha qytetar me një infrastrukturë moderne në fshatrat dhe qytetet e veta”, deklaroi më tej kryeministri.
Në përfundim, kreu i qeverisë premtoi për qytetarët e Paskuqanit ndërtimin e një prej parqeve më të bukëra të Shqipërisë pranë liqenit artificial, financimin e ndërtimit të Pallatit të Kulturës dhe investime në terrene sportive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›