E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel Ramës: Dil nga kutia dhe shih përparimin e Shqipërisë

“S’ka hapje të kutive, opozita të marrë përgjegjësitë e integrimit të vendit”


Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje sot kreut të opozitës të nxjerrë përfaqësuesit e opozitës nga kutia dhe të shohin realitetin e Shqipërisë së ndryshuar. Kryeministri tha se është në të mirë edhe të opozitës që të marrë përsipër përgjegjësitë e integrimit të vendit, në këto momente të rëndësishme. Berisha bëri këto komente gjatë përurimit të segmentit të parë të unazës së Paskuqanit dhe përfundimit i fazës së parë të ujësjellësit të kësaj zone. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë deklaroi se më kurrë se kurrë shqiptarët janë të përkushtuar ndaj vlerave europiane. “Dilni nga kutia ku keni hyrë dhe njihni Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që përparon çdo ditë iu drejtua kryeministri opozitës duke shtuar se Shqipëria europiane është ideali i të gjithë shqiptarëve. Sot për mbarë Europën është dita e Bashkimit Europian, është dita e madhe kur qytetarët nderojnë vlerat e tyre për të cilat u bashkuan njëri me tjetrin theksoi kryeministri Berisha duke shtuar se ideali i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se sot shqiptarët kremtojmë ditën e Europës dhe gjatë muajve që vijnë të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Rruga jonë drejt Europës nuk ka qenë e lehtë, por me shumë mund dhe shqiptarët kanë derdhur djersë pasi kjo rrugë është rrugë nderi, dinjiteti dhe suksesi”, tha kreu i qeverisë Berisha. Duke iu referuar pretendimeve të opozitës për hapjen e kutive, Berisha tha se me asnjë çmim nuk do dilet mbi vendimet e gjykatave, duke e konsideruar këtë si një kapitull të mbyllur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›