Trebinja dhe demokracia formale
Zgjedhjet dhe proceset zgjedhore nuk jane nje instrument formal i demokracise ato jane thelbi i saj. Per ta kryer kete rol zgjedhjet duhet te sjellin vlera te kene produkt te ofrojne zgjidhje. Vetem duke vepruar te tilla ato perceptohen nga qytetaret me rendesine e tyre te pazevendesueshme ne shprehjen e vullnetit te popullit dhe ne jetesimin real te demokracise.
Keto koncepte politike mbi zgjedhjet duken si mendime jashtetokesore ndersa dje rreth dy mije zgjedhes jane ftuar te votojne ne nje komune te thelle te Shqiperise Trebinje per zgjedhjen e kreut te komunes. Formalisht zgjedhjet jane kushtetuese e te rregullta. Kryetari i zgjedhur eshte shkarkuar per korrupsion detyra e tij ka mbetur bosh dhe ne perputhje me Kodin Zgjedhor KQZ ka shpallur zgjedhjet e parakohshme. Tej anes formale keto zgjedhje jane nje tregues tjeter i qarte i defekteve te medha te ushtrimit dhe te funksionimit demokracise ne Shqiperi i distances se thelle midis ligjeve te shkruara dhe interesit publik si dhe i paaftesise se parise politike te vendit per te ofruar zgjidhje afatgjata e te qendrueshme struktutore ne organizimin e qeverisjes lokale ne Shqiperi.
Argumentet jane te thjeshta Trebinja po mbyll nje muaj fushate midis kandidateve te dy grupeve te medha politike per nje post i cili do te testohet perseri ne votim me 6 maj 2011 pra pas vetem 8 muajsh. Me 2007 Trebinja ka votuar per nje mandate 4 vjecar drejtimi dhe me 14 vota diference 740-726 ka zgjedhur nje kryetar. Tani duhet te votoje perseri. Sipas Kodit Zgjedhor nese nje pale aplikon ankimimin ose nese ka parregullesi apo perseritje zgjedhjesh mandati i kryetarit te ri do te filloje diku nga mesi i muajit dhjetor pra vetem 6-7 muaj nga zgjedhjet e reja tashme te dekretuara lokale. Llogarite jashte gjithashtu te thjeshta ia vlen te bejme zgjedhje nje muaj fushate pagesa komisioneresh pagesa administrative nga KQZ pjesemarrje te shume zyrtareve lokale ne fushate kuti votimi flete votimi etj kur te gjitha keto nuk do te kene vlere me 6 maj kur ne Trebinje e ne te gjithe vendin do te mbahen zgjedhjet lokale te radhes. Kryetari i ri cilido qofte ai do te kete vetem 4 muaj ne dispozicion dy muajt e fundit nis fushata e rregullt kohe e pamjaftueshme per asgje as per te krijuar nje staf administrativ dhe as per te mbajtur asnje prej premtimeve. Pra thjesht nje humbje kohe nje kosto e kote financiare nje sforcim i kote politik i dy koalicioneve dhe ne fund nje veprim pa thelb ne emer te rregullave dhe demokracise.
Kjo sepse Kodi Zgjedhor percakton zgjedhjet te reja lokale kur posti i kryetarit te komunes mbetet bosh. Legjislacioni nuk shprehen psh se cfare ndodh nese keshillat bashkiake Tirane Fier Patos Durres etj nuk miratojne buxhetin vjetor per me teper se 6-10 muaj as cfare ndodh kur kryetaret e njesive vendore Patos shkojne per qendrime disa mujore ne shtete te tjera etj. Legjislacioni yne lejon psh qe ministry te rendesishme e brendshme ose e jashtme te drejtohen per shume muaj nga zv/ministra 2004 dhe 2007 dhe nuk lejon psh qe nje njesi vendore si Trebinja me 1400 votues pjesemarres te administrohet nga nje zyrtar i rangut te dyte. Pyetja qe duhej te shtrohej dje ne Trebinje nuk ishte ajo per cilin do te votojme por pse duhet te votojme. Sepse ata votuan me 2007 per nje mandat te pakonsumuar 4 vjecar dhe tani jane te detyruar te rivotojne per nje mandat disamujor. Abuzimi me detyren nga drejtuesi meriton denim por ligjvenesi ka mundesi te medha te krijoje mekanizma ligjore qe raste te tilla te mos cenojne verdiktin 4 vjecar te qytetareve. Psh kur nje deputet denohet ose vdes ai zevendesohet direkt nga lista partiake kurse per nje drejtues te thjeshte vendor ligjvenesi ka vendosur kalimin ne zgjedhje.
Vende te tjera aplikojne forma me efektive ne rastet e nderprerjes se mandatit ne mes te mandatit ose ne pjesen e dyte kohore te mandatit. Disa vende nuk kane date zgjedhjesh te percaktuar cdo njesi voton kur konsumon mandatin e vet dhe i zgjedhuri ne cdo rast nis nje mandat te plote kushtetues. Vende te tjera parashikojne votime me dy kandidate kryetar e nenkryetar ne menyre qe te mos kete asnjehere zbrazeti dhe as nevoje per zgjedhje emergjente. Te tjera ia njohin autoritetin keshillit bashkiak/keshillit te komunes te zgjedhin nje person te deleguar deri ne zgjedhjet e radhes. Ka edhe vende ku qeveria nderhyn duke caktuar nje administrator te perkohshem. Modeli yne perben nje perjashtim nje rast tipik ne te cilin nuk merret parasysh mandate kushtetues 4 vjet kostoja financiare elektorale formalizmi i votimit emergjent dhe as pajtueshmeria midis vullnetit qytetar e produktit qeverises.
Shqetesues nuk eshte vetem votimi formal ne Trebinje por sidomos sjellja e aktoreve politike kryesore. Ata qe premtojne reforma flasin per kursime modele europiane apo strategji zhvillimi ne fakt heshtin kur behet fjale per paradokse si ai i Kasharit e Golemit dje apo Trebinjes sot. Perkundrazi ata gjetur kohen te mendojne per kandidate per fushate dhe me siguri ta perdorin rezultatin e Trebinjes si nje mall te marketingut per politiken e madhe ne Tirane. Nese kjo ndodh e vijon te ndodhe atehere kotesia e zgjedhjeve ne Trebinje do te vleje si karburant per kotesine e debatit politik pa ide e vizion qe shohim e degjojme nga paria politike ne Tirane.