E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike eshte pershpejtuar

Ne perputhje me projeksionet tona rritja ekonomike eshte pershpejtuar dhe baza e saj duket se eshte zgjeruar inflacioni i cmimeve te konsumit dhe pritjet per te jane ankoruar afer objektivit te synuar nga Banka e Shqiperise pozicioni i jashtem i ekonomise shqiptare eshte permiresuar dhe kursi i kembimit paraqitet me i stabilizuar likuiditeti i sistemit eshte rritur dhe normat e interesit kane ardhur ne pergjithesi ne renie. Keto zhvillime reflektojne nder te tjera dhe politikat makroekonomike te ndjekura gjate kesaj periudhe. Politikat monetare dhe fiskale ne menyre te koordinuar kane synuar te stimulojne kerkesen agregate dhe rritjen ekonomike por duke garantuar njekohesisht ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike.


Nga Ardian Fullani


Ecuria e ekonomise shqiptare gjate tremujorit te trete ka konfirmuar linjat kryesore te zhvillimit te vena re ne gjysmen e pare te vitit duke u karakterizuar nga permiresim gradual i kerkeses agregate ulje e primeve te rrezikut dhe konsolidim i stabilitetit makroekonomik.

Ne perputhje me projeksionet tona rritja ekonomike eshte pershpejtuar gjalleruar dhe baza e saj duket se eshte zgjeruar inflacioni i cmimeve te konsumit dhe pritjet per te jane ankoruar afer objektivit te synuar nga Banka e Shqiperise pozicioni i jashtem i ekonomise shqiptare eshte permiresuar dhe kursi i kembimit paraqitet me i stabilizuar

likuiditeti i sistemit eshte rritur dhe normat e interesit kane ardhur ne pergjithesi ne renie.

Keto zhvillime reflektojne nder te tjera dhe politikat makroekonomike te ndjekura gjate kesaj periudhe. Politikat monetare dhe fiskale ne menyre te koordinuar kane synuar te stimulojne kerkesen agregate dhe rritjen ekonomike por duke garantuar njekohesisht ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike.

Rishikimi ne muajin korrik i buxhetit te shtetit per vitin 2010 e vuri theksin te marrja e masave per ruajtjen e qendrueshmerise afatmesme e afatgjate fiskale duke nenkuptuar uljen e shpenzimeve te deficitit buxhetor si dhe nje ndikim me te vogel ne periudhen afatshkurter te stimulit fiskal ne kerkesen agregate.

Ky rishikim i hapi rrugen lehtesimit te politikes monetare nepermjet uljes me 0.25 pike perqindjeje te normes baze te interesit duke iu dhene kushteve monetare trajtat me stimuluese ne historine e vendit gjate dekades se fundit.

Megjithate sfidat me te cilat perballet ekonomia shqiptare dhe agjentet ekonomike mbeten te medha. Ndonese pozitiv ritmi i rritjes ekonomike duket se eshte i pamjaftueshem per te prodhuar nje permiresim te qenesishem ne tregun e punes dhe ne uljen e papunesise. Po keshtu qendrueshmeria e rritjes ekonomike mbetet e brishte ne periudhen afatshkurter.

Mbeshtetja e saj ne kerkesen e huaj dhe ne rritjen e eksporteve mund te jete e pamjaftueshme ne kontekstin e perspektives jo te konsoliduar te ekonomise boterore.

Tkurrja e stimulit fiskal do te kerkoje gjithashtu nje kontribut me te larte te sektorit privat ne rritjen ekonomike duke nxjerre ne plan te pare sjelljen e konsumatorit dhe biznesit shqiptar si dhe duke theksuar rolin e kredise bankare ne mbeshtetjen tyre. Vendosja e ekuilibrit te duhur midis nxitjes afat - shkurter dhe stabilitetit afatgjate do te kerkoje vemendje e kurajo nga politike-beresit.

Ne horizontin afatgjate prioritet mbetet vijimi i reformave strukturore. Keto te fundit duhet te synojne zgjerimin e ritmit te rritjes potenciale te vendit dhe forcimin e qendrueshmerise se tij makroekonomike.

Me lejoni qe ne vijim te prek me ne detaje disa nga ceshtjet e parashtruara duke filluar se pari me nje pasqyre te shkurter te zhvillimeve me te fundit ne ekonomine boterore.

Rikuperimi i aktivitetit ekonomik ne rang boteror ka vijuar me tej ne tremujorin e dyte te vitit nderkohe qe te dhenat indirekte apo paraprake tregojne per ritme me te zbehta te rritjes se saj gjate tremujorit te trete. Zhvillimet e ardhshme ekonomike jane te rrethuara nga pasiguri te shtuara si pasoje e terheqjes se stimulit fiskal dhe shendetit jo te mire te sektorit privat te ekonomise.

Rritja ne ekonomite e zhvilluara dhe ne partneret tane kryesore tregtare ka qene e moderuar e kushtezuar nga korrektimi i bilanceve te sektorit privat nga ecuria e dobet e kredise dhe e tregut te punes si dhe nga niveli i ulet i besimit konsumator.

Norma e ulet e shfrytezimit te kapaciteteve ka diktuar presione te dobeta inflacioniste ne nivel boteror. Tregjet financiare kane vijuar te shfaqin luhatshmeri te larte ne pergjigje te shqetesimit per ecurine e ardhshme ekonomike dhe per qendrueshmerine afatgjate te treguesve fiskale.

Ne aspektin politik ruajtja e koordinimit makroekonomik ne nivel boteror dhe mbajtja e hapur e kanaleve te levizjes se mallrave te kapitalit dhe te teknologjise shihen si masa prioritare per te shmangur nje recesion te dyte.

Nga nje levizje e tille do te perfitoje padyshim edhe ekonomia shqiptare e cila mbetet nje huamarrese neto ne tregjet boterore dhe e cila ka perfituar nga rritja e kerkeses dhe e tregtise boterore ne formen e eksporteve te shtuara te saj gjate vitit 2010.

Perkundrejt ketyre zhvillimeve dhe i kushtezuar ne nje mase te madhe prej tyre aktiviteti ekonomik ne vend eshte karakterizuar nga nje rritje progresive gjate ketij viti.

Sipas te dhenave te raportuara nga INSTAT-i rritja vjetore e prodhimit te brendshem bruto rezultoi 3.3 ne tremujorin e dyte te vitit duke qene dukshem me e larte se norma 2.0 e shenuar ne tremujorin e pare te vitit. Kjo rritje eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e jashtme e ekonomise nderkohe qe kerkesa e brendshme duket se ka patur nje ecuri me te qendrueshme.

Ajo eshte reflektuar ne nje ecuri krahasimisht me te mire te sektorit te industrise e vecanerisht te nendegeve te tij te lidhura me eksportin kundrejt sektorit te ndertimit dhe atij te sherbimeve. Aktiviteti i dy sektoreve te fundit eshte zhvilluar ne kahje te ndryshme

permiresimi gradual i kerkeses se brendshme ka nxitur rritjen e metejshme te aktivitetit ne sektorin e sherbimeve

ne te kundert zhvillimet ne sektorin e ndertimit vazhdojne te kushtezohen nga nje kerkese e paket ne tregun e pasurive te paluajtshme burime te limituara te financimit dhe probleme strukturore te lidhura me rregullimin e tij. Per rrjedhoje aktiviteti i sektorit te ndertimit ka regjistruar nje norme te larte kontraktimi vjetor gjate tremujorit te dyte prej 28.9.

Treguesit ekonomike e financiare indirekte sugjerojne se rritja ekonomike ka vijuar me ritme te ngjashme edhe gjate tremujorit te trete.

Ndikimi me i dobet i stimulit fiskal dhe tendencat zgjeruese te deficitit tregtar duken se jane kompensuar nga nje ecuri e mire e turizmit ne kete periudhe.

Zhvillimet me pozitive ne aktivitetin ekonomik ne tremujorin e dyte te vitit jane pasqyruar edhe ne tregun e punes. Ndonese niveli i papunesise qendroi thuajse i pandryshuar ne nivelin 13.8 rritja e aktivitetit ne sektorin e industrise dhe te sherbimeve ka rritur nivelin e punesimit ne vend me 1.8. Megjithate dinamika e ketyre treguesve eshte me pak inkurajuese krahasuar me periudhen para tremujorit te fundit te vitit 2008.

Analiza e aktivitetit ekonomik sipas komponenteve te kerkeses agregate mundeson nje gjykim me te plote mbi zhvillimet aktuale dhe te pritshme ekonomike. Fatkeqesisht ne mungese te te dhenave direkte ajo vazhdon te mbeshtetet ne tregues indirekte sasiore dhe cilesore.

Sikurse sugjerohet nga treguesit e disponueshem aktiviteti ekonomik gjate tremujorit te dyte eshte rritur ne pergjigje te forcimit te kerkeses se jashtme nderkohe qe vleresimet per kerkesen e brendshme deshmojne per nje ecuri me pozitive te konsumit privat per rritje te investimeve private dhe per nje kontribut pozitiv te sektorit publik ndonese ne nivele me te moderuara krahasuar me nje vit me pare. Me perjashtim te nje zbutjeje me te theksuar te efektit te stimulit fiskal keto zhvillime vleresohen se jane mbartur edhe gjate tremujorit te trete.

Treguesit e konsumit privat japin konkluzione mikse por megjithate tabloja e pergjithshme tregon per nje ecuri me te mire te tij ne krahasim me tremujorin e pare te vitit. Keshtu rritja e pages mesatare dhe e nivelit te punesimit rritja e importit te mallrave te konsumit dhe permiresimi i ndjeshem i indeksit te besimit te konsumatoreve mbeshtesin dhe sinjalizojne per rigjallerimin e konsumit ne tremujorin e dyte dhe te trete te vitit.

Nga ana tjeter renia e metejshme e remitancave dhe kontraktimi i kredise konsumatore renia e indeksit te tregtise me pakice si dhe rritja e prirjes se konsumatoreve per te kursyer sugjerojne se ritmet e rritjes se konsumit mbeten nen nivelin e pritshem.

Gjate se njejtes periudhe investimet private vleresohet te kene patur ritme pozitive rritjeje. Rritja e nivelit te shfrytezimit te kapaciteteve rritja e importit te mallrave kapitale dhe ecuria me e mire e kredise per investime jane tregues qe mbeshtesin kete vleresim.

Rritja e metejshme e investimeve ne ekonomi eshte e lidhur ne menyre reciproke me financimin me kredi nga sistemi bankar por ne analize te fundit ajo do te varet nga ecuria e kerkeses se brendshme dhe e asaj te huaj per mallra dhe sherbime shqiptare.

Rritja graduale e normes se shfrytezimit te kapaciteteve ne ekonomi ashtu sic raportohet nga vrojtimet e biznesit tregon se ne kushtet aktuale hapesirat per shtimin e investimeve private po vijne duke u rritur.

Politika fiskale ka qene me e kujdesshme gjate ketij viti e kushtezuar nga ngushtimi i hapesirave te zgjerimit fiskal dhe nga afrimi i nivelit te borxhit publik prane limitit prej 60 te PBB-se.

Megjithese sektori publik ka dhene nje kontribut pozitiv ne mbeshtetjen e aktivitetit ekonomik treguesit fiskale flasin per nje ndikim me te vogel te tij ne rritjen ekonomike.

Sjellja e kujdesshme e qeverise gjate tete muajve te pare te vitit ne funksion te respektimit te deficitit te planifikuar per vitin 2010 eshte materializuar ne nje renie vjetore te shpenzimeve publike dhe ne reduktimin e deficitit buxhetor.

Vlera e tij prej 23.2 miliarde lekesh eshte brenda nivelit te parashikuar ne buxhet dhe rreth 51 me e ulet ne krahasim me vitin e kaluar.

Rishikimi i buxhetit te vitit 2010 ne muajin korrik i cili percakton nje reduktim te shpenzimeve dhe te deficitit buxhetor me perkatesisht 10 dhe 23 eshte shprehje e angazhimit te autoritetit fiskal ne ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe sigurimit te qendrueshmerise fiskale ne afat te gjate.

Ritmet e larta te rritjes se eksporteve dhe ecuria e permbajtur e importeve kane percaktuar nje kontribut pozitiv te kerkeses se jashtme ne rritjen ekonomike ne tremujorin e dyte te vitit. Nderkohe te dhenat e tregtise se jashtme per muajt korrik - gusht 2010 deshmojne per zbutjen e ritmeve te rritjes vjetore te eksporteve dhe per norma pozitive te rritjes vjetore te importeve duke u reflektuar ne zgjerimin e deficitit tregtar per kete periudhe.

Rritja e eksporteve gjate vitit 2010 eshte ndikuar nga rritja e ekonomise boterore dhe konjuktura favorizuese e cmimeve ne tregjet nderkombetare nga kursi i nencmuar i kembimit nga perpjekjet e vete bizneseve shqiptare per zgjerimin e tregjeve te tyre por edhe nga disa faktore me natyre te perkohshme apo kalimtare.

Per kete arsye nxitja e eksporteve ne menyre te qendrueshme dhe afatgjate kerkon ndermarrjen e reformave strukturore ne funksion te rritjes se konkurrueshmerise se ekonomise shqiptare. Kjo do ti sherbente kalimit drejt nje modeli me te qendrueshem te rritjes ekonomike dhe njekohesisht do te krijonte me pak varesi nga burimet e huaja te financimit.

Analiza e treguesve monetare deshmon se zgjerimi i parase ne ekonomi eshte ne perputhje me kerkesen e agjenteve ekonomike per mjete monetare duke mos krijuar premisa per presione inflacioniste ne te ardhmen.

Rritja mesatare e agregatit M3 ne periudhen korrik-gusht rezultoi 11.2 duke qene ne linje me rritjen e aktivitetit ekonomik ne terma nominale dhe forcimin e besimit ne sistemin bankar.

Ajo eshte kushtezuar kryesisht nga rritja e mjeteve valutore neto te sistemit ne kete periudhe. Nderkohe rritja vjetore e kredise per sektorin privat shenoi mesatarisht 9.8 duke qendruar prane normave te regjistruara ne tremujorin e meparshem. Edhe pse situata e mire e likuiditetit dhe permiresimi i bilanceve te bankave kane zgjeruar oferten bankare dhe kane shtuar hapesirat per rritjen e kreditimit zhvillimet ne kredidhenie vijojne te jene te moderuara.

Analizat tona mbi kreditimin e ekonomise tregojne se kerkesa e ekonomise eshte ende e ulet si dhe numri i projekteve te vlefshme per te kredituar eshte ende i vogel. Ky problem perben nje shqetesim konstant per Banken e Shqiperise.

Per kete qellim se bashku me sistemin bankar jemi duke vleresuar masat e nevojshme qe mund ti sherbejne rritjes se kreditimit ne perputhje me nevojat strukturore e ciklike te ekonomise.

Zhvillimet ekonomike e monetare te shtjelluar me siper kane prodhuar nje ambient me presione te permbajtura inflacioniste. Inflacioni mesatar vjetor ne tremujorin e trete te vitit rezultoi 3.4. Ne kushtet e rritjes se ekonomise nen potencialin e saj si dhe ne mungese te presioneve inflacioniste me natyre monetare ecuria e inflacionit ne kete tremujor eshte ndikuar ne nje mase te madhe nga rritja e cmimeve te administruara. Efekti i rritjes se ketyre cmimeve ne inflacionin total rezulton 1 pike perqindjeje.

Ne mungese te efekteve te raundit te dyte veprimi i ketij faktori pritet te jete kalimtar nderkohe qe presionet inflacioniste qe burojne nga kerkesa e brendshme mbeten te permbajtura.

Nga ana tjeter nencmimi i monedhes vendase ka ardhur ne renie duke balancuar rritjen e cmimeve te lendeve te para ne tregjet boterore dhe rritjen e inflacionit ne vendet kryesore partnere.

Mungesa e presioneve inflacioniste ne horizontin kohor afatmesem dhe notat e permbajtura te politikes fiskale kane krijuar hapesirat per ndjekjen e nje politike monetare stimuluese ne funksion te mbeshtetjes se aktivitetit ekonomik. Ne muajin korrik Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise uli me 0.25 pike perqindjeje normen baze te interesit duke e cuar ate ne nivelin me te ulet historik prej 5.00. Ne te njejten kohe Banka e Shqiperise ka vijuar te furnizoje sistemin bankar me fondet e nevojshme per funksionimin normal te tregjeve te parase dhe per rritjen e ndermjetesimit financiar ne ekonomi.

Situata e mire e likuiditetit ka lehtesuar percjelljen e shpejte te uljes se normes baze ne normat e interesit ne tregun nderbankar dhe ne tregun primar duke krijuar premisa per reflektimin e ketij veprimi edhe ne normat e tjera te interesit ne ekonomi.

Banka e Shqiperise gjykon se presionet inflacioniste mbeten te kontrolluara pergjate horizontit te veprimit te politikes monetare veprimi i faktoreve te ofertes pritet te balancohet nga presionet ne kahun renes te kushtezuara nga ecuria e kerkeses ne ekonomi.

Projeksionet per inflacionin dhe pritjet inflacioniste vazhdojne te jene te ankoruara rreth objektivit te Bankes se Shqiperise. Ne keto rrethana Banka e Shqiperise vlereson se kushtet monetare ne ekonomi jane te pershtatshme per te siguruar arritjen e stabilitetit te cmimeve ne afat te mesem dhe ne te njejten kohe per te mbeshtetur zhvillimin e metejshem te ekonomise vendase.

Ne te ardhmen Banka e Shqiperise do te vazhdoje te ndjeke nje politike te kujdesshme monetare ne pergjigje te zhvillimeve ekonomike dhe monetare te faktuara dhe te pritura duke krijuar kushtet e duhura monetare per permbushjen e objektivit te inflacionit dhe per ruajtjen e qendrueshmerise makroekonomike.


Fjala e mbajtur sot ne konference per shtyp nga guvernatori i Bankes se Shqiperise

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›