E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri zgjedhor - ne fuqi para zgjedhjeve

Perfaqesues te Grupit Punues per Zgjedhjet ne Kosove thone se se shpejti do ta kene gati draftin e pare te Ligjit te ndryshuar per zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove i cili duhet te miratohet ne Kuvendin e Kosoves para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te pergatise zgjedhjet bazuar ne te. Ne kohen kur Aleanca Kosova e Re po pergatitet per paraqitjen e mocionit te votebesimit ne Kuvend analistet theksojne se edhe ne rast te renies se qeverise aktuale legjislativi kosovar duhet te vazhdoje punen ne menyre qe te miratohen ligjet e nevojshme per funksionimin e shtetit te Kosoves.

Mekanizmat pergjegjes per ndryshimin e legjislacionit per zgjedhje ne Kosove synojne qe ta kene te gatshem draftin e pare te Ligjit te modifikuar per zgjedhjet e pergjithshme para mbajtjes se seances se radhes se Kuvendit te Kosoves e cila eshte caktuar per te enjten. Anetari i Grupit Punues per Zgjedhjet njeherazi drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik te Kosoves Ismet Kryeziu tha se u takon institucioneve politike ne vend te vendosin nese zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Kosove do te mbahen me ligjin ne fuqi apo me ligjin e modifikuar i cili duhet te miratohet fillimisht nga Kuvendi i Kosoves.

Ai megjithate theksoi se nje draft i pare i Ligjit te ndryshuar per zgjedhjet e pergjithshme do te jete gati per shqyrtim eventual ne Kuvend kete jave.

Draftin e pare besoj se do ta kemi sot ose neser. Ne baze te organizimeve teknike e eksperteve qe kane punuar dhe ne baze te rekomandimeve qe jane bere nga Grupi Punues per Zgjedhje pritet qe sot ta marrim draftin e pare njoftoi ai.

Ne vitin 2008 Kuvendi i Kosoves kishte miratuar Ligjin per zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. Pas kritikave te mekanizmave monitorues nderkombetare per legjislacionin zgjedhor qe iu drejtuan institucioneve vendore pas zgjedhjeve te fundit lokale ne vend Grupi Punues per Zgjedhje nisi reformimin e legjislacionit per zgjedhje.

Dalja e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises me Partine Demokratike intensifikoi punen ne reforma me qellim qe vendi te jete i gatshem per zgjedhjet e ardhshme parlamentare - data zyrtare per mbajtjen e te cilave vazhdon te jete 13 shkurti. Partia Fryma e Re e quajti jodemokratik procesin e ndryshimeve ne Ligjin per zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. Anetari i FER-it Qendrim Gashi e cilesoi te pershpejtuar ecurine e reformave zgjedhore.

Ajo qe e shohim qe nje kohe kur nje ligj i rendesise me te larte po kerkohet te miratohet ne procedure tejet te pershpejtuar nuk perkon me praktikat e shteteve demokratike. Ketu ne fakt nuk behet fjale vetem per praktika e burime njerezore por keto kerkojne kohe per tu pergatitur u shpreh ai.

Ne kohen kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove duhet te dije se me cfare legjislacioni ti pergatise zgjedhjet e ardhshme parlamentare Partia Aleanca Kosova e Re synon qe ti mbledhe 40 votat e nevojshme per te paraqitur mocionin e votebesimit per qeverine aktuale.

Renia eventuale e Qeverise se Kosoves dhe shperndarja e Parlamentit sipas Kushtetutes do ta conin vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te duhej te zhvilloheshin jo me vone se 45 dite pas shperndarjes.

Analisti Behlul Beqaj tha se edhe ne rast te renies se qeverise deputetet do te duhej te vazhdonin punen per te miratuar ligjet te cilat vleresohen te jene te rendesishme per proceset e ardhshme ne vend.

Pikerisht neni 64 pika 4 thote se mund te vazhdohet puna e Kuvendit per aq sa zgjat gjendja e jashtezakonshme. Do te thote eshte nje situate krejtesisht e re por hipotetikisht dhe formalisht e mundshme. Ne kete kuptim mund te zgjidhen problemet te cilat mund te paraqiten qofte me buxhetin qofte me ndryshimin e Ligjit zgjedhor e keshtu me radhe theksoi Beqaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›