Tregohen perplasjet mes Tur Dajes dhe Bares
Redinalda Caushaj
Tirane- Miku i Artur Dajes, Gramoz Selmani ka deklaruar dje ne seancen e radhes ne ngarkim te te pandehurve te "Bandes se Lushnjes". Ardhja e tij ne proces, ka shkaktuar debate te ashpra mes mbrojtesve dhe gjykates, te cilet i kane shpjeguar trupin gjykues te kryesuar nga gjykatesi Gerd Hoxha, si ai ishte po aq fajtor, sa edhe te pandehurit e tjere. Kur pretendohej se ishte ne Greqi, Selmani eshte paraqitur dje para gjykates, duke shpjeguar se dy dite me pare kishte ardhur ne vendin tone ne rruge klandestine, me nje pasaporte te vitit 2006, pa vula per te dhene shpjegimet para Gjykates se Krimeve te Renda. Ne deshmine e tij, i pandehuri ka shpjeguar fillimisht sesi u vra Genci Kashari, ku ne momentin e ngjarjes, ai ndodhej me viktimen dhe me Artur Dajen.
Me pas deshmitari ka treguar edhe per vrasjen e Nimet Zenelit.
Deshmia para gjykates
Mund te na thoni, ne vitin 1997 ku keni banuar?
Ne Lushnje. Para trazirave kam ikur ne Greqi.
Shtetasin Genci Kashari e njihni?
E njoh. Eshte vrare ne nje tavoline ku isha ulur dhe une.
Cfare ndodhi?
Ne lokalin e Xhevat Dajes, ne nje tavoline ishin ulur Artur Daja, Lorenc Daja dhe Genci Kashari. Po hanin dreke. Duke kaluar me thirri Turi: "Mozi, hajde pi nje birre".
U ula. Pak momente me vone, pashe qe po vinte nje makine e zeze, tip "Audi" dhe menjehere qelloi me bresheri ne drejtimin tone. U futa poshte tavolines. Genci me ra ne shpatull i vrare. "Audi" teksa po largohej u perplas me nje saurel. Turi doli duke gjuajtur me automatik. Une pashe dy veta qe po iknin me vrap. Ishte Fred Shkurti dhe nje person tjeter. Fredi, ate personin e mbante per krahu dhe qellonte ne drejtimin tone me automatik. Turi vajti tek makina, hyri brenda dhe i mori nje pistolete nga dora te plagosurit, duke e qelluar ate dhe shoferin. I qelloi ne koke. E pyeti Turin kush ishte, me tha: "Ishte Ramadan Shkurti".
Po Nimet Zenelin e njihni?
Po e njoh si lushnjar.
Dini gje cfare ka ndodhur me te?
Ka qene dimer. Ngjarja ndodhi ne Kolonje te Lushnjes. Une, se bashku me Masarin (mik i imi) dhe Nimetin, vajtem ne Bubullime qe te merrnim geshtenje. Ishim me nje fuoristrade te bardhe. Po ktheheshim, kur ne kthese te Bubullimes pashe dy veta, Arben Boricin dhe Ilir Stergun. Ishin ne dyqan dhe dolen ne rruge. Ishin te pajisur me arme. Gjuajten tek e tek. I thashe shoferit shpejt se do na vrasin. Masari u hutua dhe makina ra ne kanal. Masari dhe Nimet Zeneli, iken me vrap ne drejtim te fushes. Une hyra poshte makines. Arben Borici dhe Ilir Stergu, po i ndiqnin me me vrap. Une u largova. Kur mbrapa dyqanit ishte Fred Shkurti dhe Enver Dondollaku. Gjuajten me bresheri, por une hyra ne nje shtepi aty prane. Dolen banoret dhe me pyeten c'kisha. U thashe qe donin te me vrisnin. Nimeti ra ne kanal, ku dhe eshte vrare. Masarin e takova ne shtepi. Me tha: "Ik se do te vrasin".
Perse do te vrisnin?
Se isha mik me Tur Dajen. Me dogjen shtepine, me vrane vellane, me dogjen te tera. Vellane e madh ma moren peng.
Cfare bete me pas?
Do largohesha per ne Greqi. Masari vajti te vjehrri im ne Bitah, per te me marre disa nderresa. I bene prite. E vrane. Pyeti mikun e tij Thimi, qe ishte me te, kush e vrau? Me tha se nuk e dinte, pasi ishin nje grup prej gjashte personash.
Shkuat ne shtepine e Masarit me pas?
Po. Vajta, takova vellane dhe i thashe qe Masarin e kane vrare.
Mbrojtja: Deshmia, jo konform rregullave
Deklarimi i deshmitarit Selmani, ka sjelle reagimin e avokateve, te cilet kane shpjeguar trupin gjykues se ai kishte qene i akuzuar ne kete dosje. Nderkohe qe mbrojtesit i bene me dije gjykates se ardhja e tij ne vendin tone, ka qene ne rruge klandestine, prandaj nuk duhej pranuar edhe deshmia. Nga ana e saj, gjykata argumentoi ardhjen e tij ne gjyq, konform rregullave dhe iu drejtua avokateve qe faktet kunder Selmanit, t'i cojne ne prokurori.
Te pandehurit
Arben Borici
Ilir Stergu,
Afrim Hoxha
Erion (Niko) Cici
Arjan Alico
Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)
Rexhep Gina
Akuzat
Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per veprat penale te "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Sipas prokurorise, anetaret e bandes nen udheheqjen e Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij, Enver Dondollakut, kane kryer disa vrasje. Ngjarjet ndodhen pas vrasjes se vellait te Bares, Ramadan Shkurti, nga Artur Daja.