Tentoi te vriste dy emigrante, denohet me 20 vjet burg
Tirane- Tentativa per vrasjen e dy personave, ngjarje e ndodhur ne lagjen "Ali Demi", i ka kushtuar 20 vjet burgim te pandehurit Elvis Gurra. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Kreshnik Omari, e ka shpallur ate fajtor dhe e denoi per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 21 vjet burgim. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri Gurra, ka ndodhur ne lagjen "Ali Demi" ne oborrin e nje lokali te njohur ne kete zone, ne maj te 2008-es. Roland Domi dhe Clirim Gorozhnjani, kane qene duke hipur ne nje automjet tip "Mercedes Benz", kur para tyre eshte shfaqur nje person, i cili ka qelluar me arme drejt tyre. Pas te shtenave, atentatori eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Nga bresherite e plumbave, Roland Domi dhe Clirim Gorozhnjani, kane marre ne trup plage qe nuk u kane rrezikuar jeten. Sipas akteve te ekspertimit mjekesor, Roland Domi eshte demtuar nga pese qitje arme zjarri, ndersa i demtuari tjeter me dy qitje arme. Dy te lenduarit e ngjarjes, ishin emigrante dhe kishin qendruar per nje kohe te konsiderueshme ne Gjermani dhe Itali. Gurra u arrestua rreth tete muaj pas ngjarjes. Qe ne momentin e arrestimit te tij dhe gjate shqyrtimit te dosjes ne gjykate, per asnje moment i pandehuri nuk ka pranuar autoresine e ngjarjes.
R.C