Brenda një minute goditet dy herë nga rrufeja!

Një mashkull fatkeq është goditur nga rrufeja dy herë brenda një minute.
Video, që është regjistruar nga kamerat e sigurisë gjatë një stuhie, po bën xhiron e botës.
Në video, mashkulli goditet nga një rrufe dhe rrëzohet, ndërkohë që në tokë formohet një hije e zezë që mendohet se është gjak.
Pas 15 sekondash, kalimtari fillon të lëvizë këmbët dhe merr veten ngadalë. Ngrihet, fillon të ecë sërish dhe pasi bën pak metra goditet nga një tjetër rrufe duke u rrëzuar sërish përtokë.
Fatmirësisht, mashkulli përsëri merr veten.
Gjasat që të të godasë një rrufe janë 1 në 700 mijë, ndërsa gjasat që të goditesh 2 herë nga rrufeja brenda 1 minute janë të pallogaritshme.
Nuk dihet se ku është regjistruar kjo video, por ka disa shkronja kineze në pjesën e sipërme të saj.