Gazetari mohon letrën e faljes: Më kanë torturuar për të kërkuar ndjesë
Gazetari irakian, që goditi
me këpucë Presidentin
Bush gjatë një konference
për shtyp në Bagdad, deklaroi se
nuk ishte penduar për një veprim
të tillë dhe se do ta ripërsëriste pa
mëdyshje. Ai deklaroi se e kishin
shtrënguar që të shkruante
letrën, në të cilën kërkonte falje
për aktin e tij dhe se për këtë e
kishin torturuar në burg. Këto
deklarata të gazetarit që ndodhet
pas hekurave i ka bërë dje vëllai i
tij. Pamjet e goditjes së Bushit me
këpucë në konferencën e shtypit
të datës 14 dhjetor janë shndërruar
tashmë në pamjet më të
transmetuara të këtij vitit dhe në
një simbol të kundërshtisë së
popullit ndaj pushtimit amerikan
të Irakut. Ndërkohë, gjyqi i Al-
Zeidit në lidhje me akuzat do të
fillojë më 31 dhjetor dhe nëse do
të shpallet fajtor, gazetari mund
të kalojë 2 vjet pas hekurave të
burgut. Një javë më parë, një
zëdhënës i Kryeministrit bëri të
ditur se gazetari i burgosur ishte
penduar për veprimin që kishte
bërë dhe se kishte shkruar për
këtë një letër, ku ndër të tjera
kërkonte edhe falje për sa kishte
ndodhur. Ai, madje i kishte
kërkuar edhe Presidentit të vendit një falje për sa kishte bërë. Në
letër thuhet se ai ishte nxitur nga
terroristët për veprimin e tij dhe
se tashmë ishte penduar. Por vëllai
i gazetarit, Uday al-Zeidi, deklaroi
për "Associated Press", se
letra e mësipërme ishte shkruar
në kundërshtim me vullnetin e
lirë të gazetarit dhe se fjalët e
hedhura në të ishin pasojë e torturës.
"Im vëlla më ka thënë se
nuk ka asnjë pendesë për sa ka
ndodhur dhe se ai nuk do të ngurronte
ta përsëriste veprimin tij".
Nga vizita që i kishte bërë të vëllait
në burg, Uday tha se atij i mungonin
disa dhëmbë dhe se në fytyrë
kishte të djegura cigaresh.
Ndërkohë, qeveria irakiane ka
bërë të ditur se mbetet besnike e
ligjit për mbrojtjen e gazetarëve,
veçanërisht kur ata janë në
detyrë, por jo kur ata cenojnë dinjitetin
e të tjerëve.
me këpucë Presidentin
Bush gjatë një konference
për shtyp në Bagdad, deklaroi se
nuk ishte penduar për një veprim
të tillë dhe se do ta ripërsëriste pa
mëdyshje. Ai deklaroi se e kishin
shtrënguar që të shkruante
letrën, në të cilën kërkonte falje
për aktin e tij dhe se për këtë e
kishin torturuar në burg. Këto
deklarata të gazetarit që ndodhet
pas hekurave i ka bërë dje vëllai i
tij. Pamjet e goditjes së Bushit me
këpucë në konferencën e shtypit
të datës 14 dhjetor janë shndërruar
tashmë në pamjet më të
transmetuara të këtij vitit dhe në
një simbol të kundërshtisë së
popullit ndaj pushtimit amerikan
të Irakut. Ndërkohë, gjyqi i Al-
Zeidit në lidhje me akuzat do të
fillojë më 31 dhjetor dhe nëse do
të shpallet fajtor, gazetari mund
të kalojë 2 vjet pas hekurave të
burgut. Një javë më parë, një
zëdhënës i Kryeministrit bëri të
ditur se gazetari i burgosur ishte
penduar për veprimin që kishte
bërë dhe se kishte shkruar për
këtë një letër, ku ndër të tjera
kërkonte edhe falje për sa kishte
ndodhur. Ai, madje i kishte
kërkuar edhe Presidentit të vendit një falje për sa kishte bërë. Në
letër thuhet se ai ishte nxitur nga
terroristët për veprimin e tij dhe
se tashmë ishte penduar. Por vëllai
i gazetarit, Uday al-Zeidi, deklaroi
për "Associated Press", se
letra e mësipërme ishte shkruar
në kundërshtim me vullnetin e
lirë të gazetarit dhe se fjalët e
hedhura në të ishin pasojë e torturës.
"Im vëlla më ka thënë se
nuk ka asnjë pendesë për sa ka
ndodhur dhe se ai nuk do të ngurronte
ta përsëriste veprimin tij".
Nga vizita që i kishte bërë të vëllait
në burg, Uday tha se atij i mungonin
disa dhëmbë dhe se në fytyrë
kishte të djegura cigaresh.
Ndërkohë, qeveria irakiane ka
bërë të ditur se mbetet besnike e
ligjit për mbrojtjen e gazetarëve,
veçanërisht kur ata janë në
detyrë, por jo kur ata cenojnë dinjitetin
e të tjerëve.