"Ishte nje tmerr, i nxora te gjithe jashte"
Drejtori i shkolles se mesme ne Gorre te Fushe Kuqes, ka shpjeguar dje per gazeten "KJ" se si ka ndodhur ngjarja e rende. Luigj Deda thote se pese prej personave, tre nxenese dhe dy mesuese, kane shfaqur gjendje agonie, kurse rreth pese nxenes te tjere vetem shenja te vogla, pa rrezik. "Jane pese persona qe jane prekur me rende, tre nxenese dhe dy mesuese. Njera nga mesueset eshte edhe bashkeshortja ime. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 te paradites", tregon drejtori i shkolles. Sipas tij gjimnazistet kane shfaqur shenjat e temperatures se larte dhe te vjella. "Dridheshin sikur kishin ethe. Situata normalizohej per momentin dhe me pas riniste serish. Ishte e tmerrshme", vijon rrefimin Deda. Per te zgjidhur situaten kreu i shkolles ka nxjerre mesuesit e nxenesit dhe shkolla. Ndersa polici i shkolles ka lajmeruar menjehere koleget e Lacit, qe kane ardhur brenda disa minutave. "Eshte gjetur nje qese me bare miu, e cila eshte prekur nga nxenesit pa dijeni dhe ajo ka perhapur ne korridor edhe helmin paralizues. Tashme eshte policia qe po heton kete ngjarje", thote drejtori.