E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga te dyshuarit si tutor, shfrytezoi 6 vjet 22-vjecaren

PEQIN- Nje 33 vjecar nga qyteti i Peqinit eshte arrestuar diten e djeshme nen akuzen e shfrytezimit per qellime prostitucioni ne rrethana renduese. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se ndaluan Gazmend Ramazani, pasi ishte person i shpallur ne kerkim, ndersa Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka nxjerre nje urdher ndalimi ne baze te kallezimit qe ka bere 22 vjecarja E. A, lindur ne Korce dhe banuese ne Peqin. Sipas rrefimit dhe denoncimit te bere nga e demtuara, 33 vjecari Ramazani e ka trafikuar per qellime perfitimi ne Itali, duke e detyruar qe te prostituoje ne rruget e zonave roze. Sipas te dhenave te policise, Gazmend Ramazani e ka detyruar 22 vjecaren qe te prostituoje nga viti 1998, deri ne vitin 2004, duke siguruar te ardhura te medha financiare. Sapo ka shpetuar nga tutori, e reja ka kryer kallezim penal ne policine vendase dhe me pas ne Shqiperi. I dyshuari si tutor ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Elbasanit, ne pritje te hetimit per vepren penale te "shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese". Burime zyrtare te policise thane se ai do te dale ne gjykate per mase sigurie ne baze te denoncimit te bere nga vajza 22 vjecare qe ka deshmuar per shfrytezimin gjashte vjecar ne rruget e Italise.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›