Qesja misterioze helmon nxenesit
Lac- Kureshtja per te hapur nje pako te rrezikshme qe dyshohet se kishte brenda helm kunder minjve, per pak sa nuk ka sjelle nje tragjedi ne shkollen e mesme te fshatit Gorre, komuna Fushe Kuqe e rrethit Kurbin. Tre nxenese dhe dy mesuese jane helmuar ne korridorin e katit te pare rreth ores 11:00 te mengjesit te djeshem, sapo kane rene ne kontakt me nje qese te hedhur ne dysheme. Nje prej gjimnazisteve ka hapur qesen misterioze pa ditur se cfare kishte brenda saj dhe ne pak minuta, te pranishmit ne korridor kane shfaqur shenja te vjellash dhe gjendje agonie. Kjo situate ka alarmuar mesuesit dhe drejtuesit e shkolles, te cilet kane kerkuar ndihmen e spitalit te Lacit dhe me pas te policise per te hetuar ngjarjen. Trajtim mjekesor kane marre dhjete persona, por pese prej tyre, te moshes 16-55 vjece, kane qene ne gjendje te renduar shendetesore.
Drejtori Luigj Deda, ka nxjerre nga mesimi te gjithe nxenesit, duke pasur frike se ishte hedhur me dashje lende helmuese. Sipas Dedes, "simptomat e paraqitura nga nxenesit dhe mesuesit ishin shfaqja e etheve, te vjella dhe qendronin te traumatizuar". Pas nje qetesimi prej dhjete minutash, te prekurit rishfaqnin serish shenjat e helmimit, duke krijuar tension mes nxenesve te tjere dhe mesuesve. Menjehere ne vendngjarje ka mberritur nje ambulance e spitalit, ndersa nje pjese e te prekurve jane derguar ne urgjence me makina te rastit. Fillimisht mjekimi i pare eshte dhene ne spitalin e Lacit, por mjeket kane rekomanduar trajtim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per pese prej tyre qe ishin me rende. Per pese nxenes te tjere, nuk ka qene e nevojshme qe te dergoheshin ne spital, pasi jane qetesuar pas mjekimit te pare. Drejtori Deda tha se nxenesit jane te moshes 16-17 vjec, te tre te seksit femer, ndersa jane helmuar edhe dy prej mesueseve.
Ne vendngjarje ka mberritur menjehere nje grup hetimor nga policia dhe prokuroria e Lezhes, pasi pista e pare ka qene nje akt terrorist, nen akuzen e helmimit masiv. Ekspertet kane keqyrur pas izolimit, lenden e dyshimte qe gjendej ne qese. Drejtori, mesuesit dhe nxenesit kane rrefyer se kishin hasur ne korridor nje qese me mbishkrim ne gjuhen italiane. Duke deshifruar te dhenat, agjentet zbuluan se ne mbishkrim thuhej, "qesja nuk duhet te hapet, pasi ka pasoja neuroparalizuese dhe perdoret per minjte". Por policia e Kurbinit dyshon edhe per nje tjeter version, helmimin nga nje ushqim me mbishkrim kinez. Per kete qellim eshte ushtruar kontroll ne te gjithe shkollen dhe ne katin e pare eshte gjetur dhe sekuestruar nje qese plasmasi me mbishkrimin "CARDPOND", e prodhimit kinez dhe disa mbishkrime ne gjuhen italiane, qe perktheheshin; "Mos e prek, mos e hap se ka efekt turbullues". Burime zyrtare te policise nuk dhane shpjegime nese behej fjale per nje ushqim, por deklaruan se dyshohet qe lenda helmuese te jete bar miu. Pritet ekspertiza nga Laboratori Kriminalistik per te vertetuar origjinen dhe perberjen e helmit.
Mjeket: Te helmuarat, jashte rrezikut per jeten
Te helmuarit, tre nxenese dhe dy mesuese, pasi kane marre ndihmen e pare mjekesore ne spitalin e Lacit, jane derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku edhe kane marre mjekimin me te specializuar. Burime nga ky spital u shprehen dje se behet fjale per nje helmim, porse pacientet ndodheshin qe te gjithe jashte rrezikut per jeten ne pavijonin e Toksikologjise dhe nen terapi intensive nga mjeket specialiste. Pritet qe policia te marre deshmine e plote te te demtuarave.
Nxeneset:
Rudina Vata, 17 vjece
Djana ndoj, 16 vjece
Esmeralda Vuthi, 16 vjece
Mesueset
Rake Deda, 55 vjece
Drane Jaku, 50 vjece
Pese te tjere jane kthyer ne shtepi