E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtari ther gruan per xhelozi

Xhemil Beharaj

Xhelozia eshte bere shkak per nje krim te rende brenda familjes, i ndodhur ne qender te qytetit te Lushnjes, mesditen e djeshme. Alltun Cela akuzohet se ka therur gruan e tij, Feridene, pas konflikteve te fundit ne cift. Nuk eshte mjaftuar me kaq, por 47-vjecari ka plagosur rende edhe te afermin e tij, Lirim Cela, i cili eshte perpjekur te ndale pronarin e nje dyqani tapetesh e sixhadesh, baba i dy femijeve, djale e vajze. Pas 15 minutash, i dyshuari eshte kapur rrugeve te qytetit me nje thike ne dore dhe ne gjendje te rende psikologjike, kurse trupi i pergjakur i 45-vjecares, pasi eshte mbuluar me nje batanije eshte nisur per ne morg. Gjate izolimit ne qeli, Cela ka shfaqur pendim, duke u shprehur se "kishte vrare gruan duke marre fund edhe vete", ndersa ka gjuajtur me koke murin e dhomes se paraburgimit. Disa muaj me pare, Cela kishte pesuar nje aksident automobilistik, por pa rrezik per jeten.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30, 100 metra larg godine se policise se Lushnjes, ne vendin e quajtur "Ura e Perroit", te lagjes "Clirimi". Jeta bashkeshortore ne 23 vite martese ka marre fund pas disa dyshimeve te pronarit te dyqanit te tapeteve afer kryqezimit ndaj gruas se tij, vetem dy vjet me e re per tradhti te kurores. Burime zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se deshmitaret kishin pare Alltun Celen te hynte me nje thike ne dore brenda dyqanit te vogel dhe i eshte sulur te shoqes pa i folur, ndersa ajo qendronte e ulur ne nje karrige e po bente punedore (thurte triko me shtiza). Pa i folur, 47-vjecari e ka terhequr prej krahu. Ajo ka tentuar qe t'i largohet burrit, duke dale ne rrugen para dyqanit. Ne keto momente, ai e ka rrezuar gruan per toke, duke e goditur pa nderprerje me thike. Deshmitaret rrefyen se autori i ka prere fytin, gje qe i ka shkaktuar 45-vjecares Feride Cela vdekje te menjehershme. Pas kesaj ka nderhyre kusheriri i 47-vjecarit, Lirim Cela, per ta larguar, por autori e ka qelluar tre here me thike, duke e lene te plagosur rende.

Disa kalimtare kane telefonuar ne sallen e komandes se policise se Lushnjes pak minuta pas ngjarjes. Forca te shumta shkuan menjehere ne kryqezimin ku ndodhej dyqani, nderkohe qe nje mjet "Ford" i policise ka mundur te arrije autorin Alltun Cela, banor i lagjes "Loni Dhamo". Burime te policise thane se disa muaj me pare 47-vjecari kishte pesuar nje aksident automobilistik dhe per pasoje ka pesuar tronditje psikike. Nga marrja ne pyetje e deshmitareve okulare te ngjarjes, por edhe te familjareve dhe te afermve te tyre, eshte mesuar se cifti kishte 23 vjet martese dhe nuk kane pasur asnjehere zenke mes tyre.

I dyshuari: Shkaterrova jeten

Burimet policore pohuan per gazeten se pas ngjarjes autori i dyshuar, Alltun Cela, eshte kapur dhe izoluar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit Lushnje. Disa ore me pas ngjarjes, ai ka reaguar, duke u shprehur: "Cfare kam bere?! Vrava gruan, shkaterrova jeten. O i ziu une, mora me qafe gruan dhe femijet. Shkaterrova gjithcka". Ndersa levizte neper dhomen e izolimit dhe qellonte murin me koke, efektivet kane vene re gjendjen e renduar mendore te 47-vjecarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›