LSI-PAD: Proteste per te mbrojtur Kushtetuten
Selia roze vijon te jete nen akuza te vazhdueshme nga partite e tjera opozitare. Keshtu, duke marre shkas nga propozimet e ardhura nga PD per ndryshimet ne Kushtetute, Levizja Socialiste per Integrim dhe Aleanca Demokratike ngriten dje nje tjeter akuze, sipas te ciles, ne kembim te pranimit te listes se mbyllur te kandidateve per deputete, PS ka pranuar te jape mbeshtetje per keto ndryshime. Me konkretisht, ka qene kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili u shpreh se "te gjithe jemi tronditur se si ne kembim te listave te mbyllura te Kodit te Gerdecit, qe kerkon kreu i Partise Socialiste, per te kontrolluar e per te vene ne rresht si ushtare, pa asnje lloj identiteti dhe dinjiteti, deputetet e ardhshem te Partise Socialiste, Sali Berisha i kerkon qartazi atij qe te mbeshtese ndryshime ne Kushtetute qe kerkojne te perjetesojne pushtetin e Sali Berishes". Sipas tij, nuk mund te behet Kushtetuta e Shqiperise si KRRT-ja e Tiranes, qe ndryshon kur do Rama me Berishen per interesa te mbyllura klienteliste. "Ne do t'i drejtohemi popullit, atij qe ka votuar Kushtetuten. Ne do te bejme cdo gje per te mbrojtur Kushtetuten. Ne do te bejme gjithcka per te mbrojtur te ardhmen e shqiptareve, nga kthimi i tyre ne skllever te dyshes Rama-Berisha", theksoi Meta gjate fjales se tij. Nderkohe qe, sipas presidentit te PAD-se, Neritan Ceka amendimet e propozuara nga PD synojne t'i shtojne fuqite kushtetuese Kryeministrit Berisha.
O.XH
O.XH