PS-LSI, carja pa kthim zhvendoset ne baze
Oli Xhilaga
Perplasjet mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim jane zhvendosur tashme ne baze. Dy dite pas shkarkimit dhe emerimit te kryetarit te ri per Keshillin Bashkiak te qytetit te Fierit, nuk kane vonuar dhe akuzat dhe kunder-akuzat nga selite perkatese te ketyre dy partive. Keshtu, selia roze akuzoi LSI per marreveshjen me PD, sa i takon zgjedhjeve te reja ne kete keshill, ndersa LSI mohon te kete pasur nje marreveshje te tille, perkundrazi, sipas saj, duhet te ishte vete PS, ajo qe duhet te kerkonte largimin e ish-kreut te ketij keshilli, perfaqesues i PS-se. Sekretari Organizativ ne PS, Blendi Klosi, gjate nje komunikimi me mediat, shprehu keqardhje dhe shqetesim qe keshilltaret e Levizjes Socialiste per Integrim, grisen kontraten me qytetaret e Fierit, qe kane votuar per t'u qeverisur nga e majta. "Keta keshilltare bashkuan votat me PD, jo per interesat e vendit, jo per interesat e Fierit dhe as per ndonje arsye tjeter parimore, por vetem per karrigen e drejtorit te Ujesjellesit. Duke vene logjiken klanore e hesapet klienteliste mbi vullnetin e qytetareve dhe duke sakrifikuar per nje karrige nje aleance te votuar nga qytetaret. Partia e Ilir Metes dha nje shembull te keq perpara njerezve". Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke replikuar ne distance, theksoi se "akuzave te mjera te Blendi Klosit, qe nuk shkon me as ne zonen e vet dhe qe na ka humbur komunen me te majte ne Shqiperi, komunen e Cakranit, per arsye te problemeve qe ai ka krijuar atje, nuk mund t'u besoje me askush". Kryetari Meta jo vetem qe mohoi ekzistencen e nje marreveshjeje LSI-PD, por, sipas tij, eshte PS e Fierit qe me porosi te PS ketu, nuk ka pranuar nje marreveshje te ofruar dhe shume luajale nga ana e LSI-se per ta nenshkruar. "Ne vend qe te tregoje kujdes per funksionimin e keshillit ne menyre demokratike e transparente, dhe per te permiresuar funksionimin e tij edhe ne funksion te permiresimit te jetes dhe te problemeve qe kane qytetaret, zgjedh rrugen e arrogances, te provokimit dhe te fyerjeve. Une i kam degjuar, por, natyrisht, kryetari i PS-se ketu nuk ka per t'u skuqur, por do te qeshe, sepse nuk ka ndonje ndryshim te madh nga ish-kryetari i Keshillit Bashkiak te Fierit", u shpreh Meta, duke sqaruar ne kete menyre qendrimin e LSI-se ndaj kesaj ceshtjeje. Ne te njejten linje ka qene dhe kryetari i komanduar i LSI te Fierit, Prifti, teksa ka mohuar marreveshjen, ka pranuar se ka dhene tre vota per shkarkimin e Hoxhes.