Rasti ekstrem dhe ksenofobik
Rreth 8 mijë persona kanë marshuar në shenjë proteste ndaj autoriteteve në Florida të Shteteve të Bashkuara, që sipas tyre kanë tentuar të mbulojnë me heshtje një rast ekstrem e tragjik ksenofobie.
Më 28 shkurt, Martin Trayvon, 17-vjeçar me ngjyrë u vra nga një vullnetar hispanik 28-vjeçar gjatë patrullimeve në lagjen e tij, një zonë e vlerësuar si e rrezikshme në Florida. I riu kishte dalë nga shtëpia e të fejuarës së tij për të blerë ëmbëlsira dhe ishte i paarmatosur. Një rast i tillë në fakt, vlerësohet si mjaft i përhapur nga një shtet tek tjetri, e tani vrasja e të riut sa vjen e rrit zërat e protestës që bëjnë thirrje për drejtësi. Washingtoni ka mobilizuar FBI-ne për të hetuar çështjen, duke e cilësuar motivin e vrasjes si racist.