Biznesi: Të hiqen çmimet e referencës me Kosovën

Biznesi kosovar kërkon heqjen e referencës për patatet. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhalliu, Jaka theksoi se problemet e krijuara nga vendosja e çmimeve të referencës nga pala shqiptare, duhet të gjejë zgjidhe të menjëhershme pasi është trefish më e lartë.
“Është për të ardhur keq që referenca doganore e vendosur nga Shqipëria 0.24 cent, shifër kjo e trefishtë nga çmimet që ka vendosur Serbia” ka theksuar Jaka.
Ai ka theksuar se këto probleme i janë paraqitur edhe ministrisë së Financave por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje. “Tashmë megjithëse kemi një heshtje të politikës shqiptare dhe asaj kosovare, por dhomat e tregëtisë të dy vendeve do të organizojnë forume biznesi dhe ti japim zgjidhje këtyre barrierave të krijuara artificialisht” ka theksuar Jaka.
Në fjalën e mbajtur kreu i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh se dëmi i shkaktuar biznesit kosovar është i konsiderueshëm. Ndërkohë ministrja Ministrja e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari (Lila), ka kërcënuar se Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë nëse Tirana zyrtare nuk e heq taksën e referencës për produket e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershorin e 2011.