Festivali Boteror i Shekspirit
“Ky proces tavoline që pashë ishte jashtezakonisht i gjallë. Jam kureshtar t’i shoh aktorët në skenë. Por them me bindje se trupa shqiptare me befasoi dhe se do të jetë ndër veprat më të mira që do përfaqësohen në këtë festival. Procesi i tanishëm është shumë premtues, çdo aktor është brenda botës së personazhit. Megjithëse kjo vepër do të jetë në forme triptiku mes teatrit të Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, secili do të sjellë pjesën e tij unike. Ky festival ka si qëllim evidentimin e çdo teatri”, vlerësoi ai.
Ndërkohë që regjisori, Adonis Filipi na zbuloi detaje interesante rreth konceptit regjisorial, i cili do të jetë në frymën e kohës së Shekspirit.
Në përfaqësimin më të rëndësishëm të Teatrit Kombëtar rolet i janë besuar aktorëve të njohur të skenës, si Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Kristaq Skrami dhe roli i Henrit, Indrit Çobanit. Vihet re një ndërthurje brezash. Plot 23 aktorë janë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm, i cili deri tani mendohet se do të kushtojë 74 milion lekë.