E Diel, 1 Nëntor 2026

Leksaj: Do rivitalizojmë bashkëpunimin me prokurorinë

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar se KLSH-ja do të rivitalizojë bashkëpunimin me prokurorinë. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave pas nënshkrimit të marrëveshjes mes KLSH-së dhe Autoritetit të Konkurencës, Leskaj e ka cilësuar si “të fjetur” marrëdhënien mes institucionit që ai drejton dhe prokurorisë.
 

“KLSH-ja do ta rivitalizojmë bashkëpunimin me prokurorinë. Nga kallëzimet tona prokuroria ka çmuar vetëm 10 përqind dhe kjo mund të jetë edhe si pasojë e një pune të dobët të KLSH-së por flet edhe për një nënvlerësim të prokurorisë në harkun kohor të këtyre viteve. Këtë problem do ta ngrejmë edhe me anë të një momerandumi ndërsa synimi ynë është të ndërtojmë një raport të ri me prokurorinë duke respektuar edhe detyrimet që kemi ndaj njëri-tjetrit” ka theksuar Leksaj.
 

Gjithashtu kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurencës duke deklaruar se qëllimi i përbashkët është rregullimi i tregut, puna kundër deformimeve të tij, bashkëpunimi për miradministrimin e fondeve publike dhe lufta për parandalimin e korrupsionit.
 

Nga ana e saj, Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës Lindita Lati theksoi se kjo do të shërbejë si një avokatësi për luftën e marrëveshjeve të ndaluara dhe për eficencën në përdorimin e fondeve publike.
 

“Nuk synojmë thjesht adresim informacioni, por trajnime të përbashkëta për të mundësuar përvetësimin e metodologjisë për identifikimin e marrëveshjeve në procedurat e prokurimeve publike” tha Lati.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›