Tregtia me Kosovën, Ahmetaj: Do lehtësohen procedurat
TIRANË- Shqipëria dhe Kosova do të lehtësojnë tregtinë mes tyre, duke ulur burokracitë në lëvizjen e mallrave. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka shpjeguar mënyrën sesi do të arrihet kjo, duke shmangur problemet e konstatuara kohët e fundit në tregtinë mes dy vendeve.
“Rajoni i ka të gjitha mundësitë për të mos pasur eksperienca si ajo mes Maqedonisë dhe Kosovës për miellin, aspo si ajo e Shqipërisë me Kosovën për pataten. Ne jemi duke marrë një iniciativë për lehtësimin e tregtisë me Kosovën që në periudhën afatmesme do të ketë vetëm një administratë kontrolli në portin e Durrësit, për të gjitha mallrat që hyjnë në Shqipëri me destinacion tregun kosovar. Që do të kursejë orë pune, kosto të pafundme dhe do e bëjë kufirin në aspektin tregtar një vit ë padukshme.
Ministri Ahmetaj ka shpjeguar në aktivitetin “Integrimi i bazuar në zgjidhjet që vijnë nga tregjet e lira” se Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik, i bazuar të prodhimi dhe jo te borxhet.
“63% që është statistikisht, ne e dimë shumë mirë që është shumë më shumë, është e pamundur për një vend si Shqipëria. E dyta a mund të vijojmë të kemi rritje të qëndrueshme cilësore, duke rritur borxhin, duke pritur remitancat të cilat janë në rënie apo duke shitur asete kombëtare. Nuk është e mundur, modeli i ri i bazuar tek zëvendësimi i importeve, por jo në konceptim e vjetër të zëvendësimit të importeve, promovimi i eksporteve merr dizerfikim ekonomia”, Ahmetaj.
Qeveria e re ka vendosur në fokus të programit të saj modelin e ri të zhvillimit ekonomik, të bazuar te prodhimi dhe mbështetja e biznesit.
(e.m/BalkanWeb)