E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia me Serbinë, “Vetëvendosje” kërkon interpelancë me Kusari-Lilën

PRISHTINE - Lëvizja “Vetëvendosje” bëri të ditur se do të parashtrojë kërkesën për një interpelancë me ministren kosovare të industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për të diskutuar raportin tregtar të Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se në këtë interpelancë do të kërkohet të votohet mocioni për rivendosjen e bllokadës së importit nga Serbia.

Sipas lëvizjes “Vetëvendosje”, humbjet ekonomike nga tregtia e njëanshme me Serbinë po shumëfishohen. Hendeku mes importeve dhe eksporteve nga Serbia është dhjetëfishuar duke bërë që tregu kosovar të mbushet me mallra serbe.

“Vetëvendosje” e konsideroi të padrejtë qëndrimin e “Qeverisë Thaçi” për bisedimet me Serbinë.

“Serbia po sillet si një palë e hidhëruar nga Kosova, ndërsa Qeveria e Kosovës si një mik i cili dëshiron me çdo kusht ta pajtojë mikun e hidhëruar duke ia dhënë të gjitha beneficionet vetëm e vetëm për t’u ulur në tavolinë”, nënvizoi “Vetëvendosje”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›