Memaliaj, qyteti i braktisur pas mbylljes së minierës
MEMALIAJ- Dikur një qytet me gjallëri, ndërsa sot vuan braktisjen. Bëhet fjalë për qytezën e Memaliajt, ku pas mbylljes së minierës në vitin 1999 mbizotëron papunësia, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve i janë drejtuar emigrimit për të siguruar mbijetesën.
Nevruz Zeka është një nga banorët e vjetër të qytetit, dikur brigadier në ndërtimin e minierave, ndërsa rrëfen se jeta në këtë qytet sot është e varfër dhe mundësitë e jetesës të ulëta.
“Punova 18 vjet e gjysmë, marr një pension 150 mijë lekë. Tani kam hapur një furrë buke...ka pasur edhe shumë njerëz që s’kanë marrë fare pension për punën që bënë në minierë”, rrëfen ai
Sot godinat e minierës së qymyr-gurit janë të rrethuara dhe shërbejnë si mjet mbijetese vetëm për ata që vjedhin materiale për skrap, ndërkohë që zyrat e dikurshme, sot janë të mbushura me bagëti.
(m.a/News24/BalkanWeb)