E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, cilat jane kushtet e Lukas Papadimos

ATHINE- Ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i cili erdhi në Greqi nga Amerika sot pasdite, duket se nuk do të pranojë kaq thjesht marrëveshjen mes Papandreut dhe Samaras, sepse ka kushtet e tij.

Sipas mediave, ish-Presidenti i BQE kërkon që mandati i qeverisë së tij të zgjasë të paktën deri në Prill.

Arsyetimi i Z. Papadimos është se kohëzgjatja e qeverisë kalimtare duhet të jetë pak më e madhe në mënyrë që klima parazgjedhore të mos pengojë proceset e tjera që synon të realizojë kjo qeveri.

Por kërkesa e Papadimos mund të bjerë ndesh me atë të Samaras i cili kërkonte zgjedhje përpara 19 shkurtit.

Përsëri, sipas shtypit, z. Papadimos kërkon të jetë ai që do të japë pëlqimin e tij për ministrat e kabinetit, por lidhur me këtë nuk do të ketë probleme pasi jo të gjitha partitë dëshirojnë përfshirjen e zyrtarëve politikë në qeveri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›