Berisha pret studentët e Universitetit të Torontos, i njeh me arritjet e vendit
TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me një grup studentësh nga universiteti i Torontos, në Kanada, të cilët udhëhiqeshin nga Robert Austin, profesor i këtij universiteti dhe studiues i gjuhës shqipe.
Studentët kanë ardhur në Shqipëri me interesin për të njohur zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në territoret e banuara nga shqiptarët.
Profesori Robert Austin deklaroi se zhvillimet pozitive dhe interesante të Ballkanit, veçanërisht të shteteve ku jetojnë shqiptarët, kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të rinj.
Kryeministri Berisha, pasi i falënderoi studentët për interesin e shfaqur për zhvillimet e Shqipërisë, bëri një prezantim të arritjeve më të rëndësishme të vendit, në 20 vitet e fundit.
I pyetur për objektivat e tjera të qeverisë shqiptare, Kryeministri theksoi se sfidat e ardhshme janë futja e Shqipërisë në grupin e vendeve të zhvilluara, kthimi i vendit në një eksportues të energjisë së rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm jeshil, zbatimi i projekteve të moshës dixhitale dhe projektet e drurëve arrore dhe të ullinjve.
(er.nu/BalkanWeb)