E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke dëmton Shkupin, bllokohen negociatat për emrin

SHKUP - Kriza në Greqi dhe formimi i një qeverie teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, do të shtyjë zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Qeveria maqedonase bëri të ditur se situata në Greqi është në disfavor të vendit, pasi ndërprerja e negociatave për emrin rrezikon proceset integruese të vendit.

“Situata e re në Greqi do të shtyjë procesin e negociatave apo përpjekjeve për të arritur zgjidhje të shpejtë për kontestin e emrit. Kjo nuk është aspak në axhendën e tyre, prandaj vonesat do të ndikojnë rëndë në dëm të vendit tonë.”- theksoi një zyrtar i lartë i qeverisë në Shkup.

Mediat në rajonin grek Maqedonia raportojnë se çeshtja e emrit të Maqedonisë pritet të rikthehet në axhendën e Greqisë nga mesi i vitit të ardhshëm.

(er.nu/ina/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›