E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat tregtimi nga pronaret e farmacive dhe jo nga farmacistet

Në vendin tonë vazhdon të jetë i përhapur fenomeni i tregtimit të medikamenteve nga pronarët apo familjarët e subjekteve farmaceutike dhe jo nga farmacistët me licensë. Shqetësimi ngrihet nga Presidenti i Urdhërit të Farmacistit, Arjan Jaupllari, i cili kërkon, që të kryehen më shumë inspektime nga instancat shtetërore.

Ai ka porositur dhe qytetarët, që të kenë kujdes e të mos blejnë barna nëse personi, që i tregton ato nuk ka kartën e lëshuar nga ky urdhër.

“Problemi i shërbimit në farmaci është i atyre joprofesionistëve të cilët nuk janë farmacistë, por janë anëtarë apo pronarë të farmacive. Është një problem i rëndësishëm që duhet të jetë në vëmendje të të gjithëve dhe sidomos të institucioneve të kontrollit. Sot janë të licensuar 1200 farmaci dhe 320 agjenci farmaceutike”-thotë Arjan Jaupllari nga Urdhëri i farmacistit.

Urdhri i farmacistit njofton farmacistët e rinj, që ka nisur regjistrimi pranë këtij urdhëri për ata që do t’i ushtrohen në muajin nëntor provimit të shtetit.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›