KESH ul cmimin e shitjes se energjise te CEZ

Enti Rregullator i Energjisë ka ulur në 2.2 lekë për kilovat orë nga 2.8 lekë që ishte më parë çmimin e energjisë elektrike që KESH i shet kompanisë CEZ Shpërndarje.
ERE tashmë e ka zyrtarizuar vendimin e tij për të ulur çmimin e energjisë me të cilin KESH ia shet CEZ-it me rreth 20% për periudhën 2012-2014.
sipas drejtorit juridik të këtij të ERE, Eduart Elezi, Bordi i komisionerëve ka marrë vendimin për vlerësimin e nivelit të borxhit të keq të shoqërisë CEZ Shpërndarje. Ky vendim sjell që bordi i komisionerëve të ketë një vendim të dytë në lidhje me tarifën e furnizuesit me shumicë për akomodimin e efekteve financiare që shkakton borxhi i keq, i cili akomodohet ose përshkruhet në tarifat e energjisë elektrike.
Ky vendim nuk do të ndikojë tek çmimi i shitjes me pakicë të energjisë elektrike për qytetarët. ERE sqaron se tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, mbeten të pandryshuara deri në vitin 2014.
Ulja e çmimit të shitjes me shumicë të energjisë elektrike do të thotë me pak para për KESH, por drejtuesit e ERE, shpjegojnë se në rast se do ketë probleme koorporata do të subvencionohet nga qeveria. Sipas këtij enti risku hidrologjik, do të merret përsipër nga qeveria shqiptare nëpërmjet kompanisë KESH, përmes kreditimeve ose subvencioneve të ndryshme që mund të ketë kompania KESH.