E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arritjet ne Samitin e Brukselit

Autoritetet europiane në samitin dy ditor të brukselit kanë rënë dakord mbi masat afat shkurtra për të shmangur spekulimet në Eurozonë në favor të stabilizimit të tregjeve, për t’i dhënë rrugën e lirë të ashtuquajturit mekanizëm kundër nirmave të larta të financimit dhe mundësisë së rikapitalizimit direkt të bankave nga ana e Fondit të shpëtimit europian të shteteve, u angazhuan në krijimin e një supervizori unik bankar për bankat e eurozonës, mbështetur mbi BQE.   
“Ky është një triumf për euron. Kemi patur një konvergjencë të pasur me të gjitha vendet për projektet e euros, ramë dakord mbi cështjet thelbësore dhe duam që valuta jonë të shkojë përpara. Duam më shumë integrim, integrim fiscal, më shumë integrim mes bankave, kjo është ajo mbi të cilat u fol”, u shpreh kryeministri spanjoll, Rajoy 
Nga ana e tij, presidenti i KiE, Herman Van Rompuy vlerësoi faktin se bankat mund të rikapitalizohen me kredi direkte. Sipas tij, bëhet fjalë për një risi thelbësore, pasi do të shmangë që ky borxh i mëtejshëm të ngarkohet në llogaritë e çdo qeverie. Në bazë të rregullave aktuale kredia për shpëtimin e bankave u shkon qeverive, ndërkohë që kjo masë e re e rikapitalizimit direkt të bankave e ka shmangur përgjegjësinë e qevrive. 
Për Romuy, paketa për rritjen prej 120 miliardë eurosh ishte një tjetër arritje e të mëdhenjëve europianë. 
Ndërsa pati tensione mbi cështjen e eurobondeve. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se në këtë samit nuk kishte hapësirë për të negociuar. 
“Përsa i përket kësaj teme kemi folur në pozicione të ndryshme dhe qëndrimi im mbi këtë temë nuk ka ndryshuar”, tha ajo.   
Presidenti frances, Francois Hollande është shprehur optimist mbi faktin që pakti i rritjes  do të kishte një impakt të menjehershmë  mbi ekonominë europiane
“Mjetet e reja që u shqyrtuan, si projekt bonot apo edhe taksa mbi transaksionet financiare. masa të reja u morën për rikapitalizimin e Bankës Europiane të Investimeve, mobilizimi i fondeve strukturore si dhe ndërhyrja në tregjet efikase që mundësojnë stabilitetin”, tha Hollande.
Ndërkohë që të gjithë krerët e qeverive dhe shteteve të BE kanë rënë dakord të shtyrë për në muajin tetor vendimet për një bashkim ekonomik dhe monetar në Europë në periudha afatgjata.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›