Tregu i aksioneve, rënie në bursat europiane

Tregjet e aksioneve kudo në Europë pësojnë rënie për të dytën ditë radhazi pas uljes së vlerësimit të kreditit dhënë nga agjencia “Standard and Poor” për qeveritë e Greqisë dhe të Portugalisë. Kjo agjenci e uli në shkallë minimale vlerësimin për bonot qeveritare afatgjata greke për shkak të sfidave politike, ekonomike dhe buxhetore me të cilat përballet Athina. Agjencia uli gjithashtu vlerësimin për borxhin e Portugalisë e Spanjës.
Si reagim, Greqia ndaloi të gjitha shitjet e tyre në bursën e Athinës për dy muajt e ardhshëm. Tregjet e bursës ranë në të gjithë Europën dhe euroja arriti nivelin më të ulët të vitit në shkëmbimin me dollarin. Vlerësimet e ulëta për Greqinë dhe Portugalinë nënkuptojnë se huadhënësit do të aplikojnë norma më të larta interesi për këto dy vende, duke ngritur kështu koston e huamarrjes në një kohë kur ato përballen me vështirësi financiare. < I mëparshmi