Reforma financiare, Obama nis fushatën

Presidenti Barak Obama filloi fushatën mbi reformën në sistemin financiar të vendit në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara. Presidenti foli ndërsa republikanët në Senat ranë dakord t’i japin fund kundërshtimit të tyre për disa ditë me radhë dhe të fillojnë debatin rreth projekt-ligjit.
Presidenti Obama i tha një grumbulli njerëzish në qytetin Kuinci të shtetit Ilinois se Kongresi duhet të miratojë reforma për kontrollin financiar në mënyrë që të mbrohen si konsumatorët edhe vetë ekonomia amerikane.
Projekt-ligji është propozuar nga administrata Obama dhe mbështetet nga shumica demokrate në Senat. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi versionin e saj nga fundi i vitit të kaluar. Legjislacioni synon të kontrollojë praktikat financiare, të cilat fajësohen për krizën e ekonomisë globale në vitin 2008, duke përfshirë edhe transaksione të ndërlikuara të njohura si derivativë.
Në bazë të këtij projekt-ligji, kompanitë e mëdha financiare duhet të paguajnë për një fond emergjent për bankat që dështojnë, për të parandaluar që taksapaguesit të bëjnë një gjë të tillë.