Atak ne zemer, vdes ne liqen i riu
POGRADEC- Hyn per t'u freskuar ne liqen, por humbet jeten brenda ne uje. Ngjarja eshte shenuar ne Pogradec, duke regjistruar keshtu edhe viktimen e pare te kesaj vere ne liqen. Sipas burimeve te policise, viktima eshte 22-vjecari, Mexhit Collari nga fshati Urake i Perrenjasit. Ai se bashku me shokun e tij Viktor Tocka jane nisur nga fshati Urake ne drejtim te Pogradecit per plazh. Pasi kane qendruar per disa ore ne diell hyne ne uje per t'u freskuar. Sapo kane bere disa metra not, 22-vjecari eshte zhytur dhe nuk po dilte nga uji. Ne keto rrethana shoku i tij ka shkuar me shpejtesi, por e ka gjetur pa shenja jete. Edhe pas perpjekjeve per t'i bere frymemarrje artificiale, asgje nuk ka ndryshuar. Sapo jane lajmeruar te afermit, trupi i te ndjerit eshte terhequr ne drejtim te baneses pa iu nenshtruar autopsise. Nderkohe, policia eshte drejtuar ne fshatin e viktimes.