E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 22-vjecari, autor i vrasjes

Durres - Ka zgjatur vetem 11 ore arratia e Fatjon Shehut, 22-vjecarit te akuzuar per vrasjen e Renato Kociut, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ne plazhin e Durresit. Djaloshi, me origjine nga Peshkopia dhe banues ne lagjen numer 13 te qytetit te Durresit, eshte kapur rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem ne qytetin e Shijakut, rreth 12 kilometra larg vendit te krimit, nga nje patrulle policore, qe ishte vene ne ndjekje te tij. Nderkohe, mesohet se grupi hetimor ka arritur te shtjere ne dore edhe thiken, me te cilen u ekzekutua 21-vjecari Kociu. Viktima u gjet i pajete prane bar-restorant "Vellezerit Doko", prane stacionit te autobusit, te sektorit "Iliria". Alarmi eshte dhene rreth ores 19:30 te mbremjes, kur mendohet te kete ndodhur ngjarja. Kufoma iu nenshtrua ekspertizes mjekoligjore per te konstatuar shkaqet e vdekjes. Policia tha se autori u identifikua ne oret e vona te mbremjes, pas marrjes ne pyetje te disa deshmitareve. Policia tha se krimi ka ndodhur per motive te dobeta, pas nje grindjeje te meparshme mes dy te rinjve, qe banonin ne te njejten lagje. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Durresit konfirmuan dje se ndaj 22-vjecarit Fatjon Shehu do te ngrihen akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta".

Keti Jaupaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›