E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu nderkombetar i naftes, cmimi ne varesi te rezervave

Cmimi i naftes priret te rritet me shpejtesi, ne castin kur kapacitetet rezerve te bien nen nivelin kritik prej 2-3 perqindesh. Por Agjencia Nderkombetare nuk parashikon se dicka e tille, do te ndodhe perseri perpara vitit 2014. Se dyti, duke iu permbajtur parashikimit te kesaj agjencie per vitin 2010, sipas te cilit kapaciteti rezerve do jete ne kuoten 8 per qind, cmimi i naftes duhet te shkoje me afer kuotes 40 dollare per fuci. Per momentin, duket se cmimet vendosen ne pritje te nje tregu me kerkese me te larte gjate dekades se ardhshme dhe pa mbajtur fare parasysh kerkesen e dobet aktuale. Skuadra e "Credit Suisse" pret qe cmimi i fucise te jete ne kuoten 70 dollare dhe 68 dollare per nje fuci te "Brent Crude". Kerkesa amerikane per benzine eshte me e ulet se e njejta periudhe e nje viti me pare, ndersa kerkesa per produktet e distiluara mbetet poshte mesatares se pese viteve te fundit, nderkohe qe sasite e karburantit te avioneve vazhdojne te shtohen. Ne total, kerkesa e tregut amerikan mbetet ende 3 per qind me pak, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te shkuar". Ne te njejten kohe, shton eksperti i "Credit Suisse", sasia e magazinuar ne tregjet amerikane eshte nder me te medhate e verejtura gjate kesaj dekade, nderkohe qe ne rang global, edhe 100 milione fuci te tjera mbahen ne gjendje te magazinuar neper cisterna. Por porsa i perket tregut vendas, rezervat e naftes nuk jane shume te qarta pasi ato jane liberalizuar me ndryshimet e fundit ligjore. Keshtu qe tregtaret i rrisin cmimet e naftes sapo verehen ndryshime ne tregun nderkombetar. Por kohet e fundit nje aksion ka nisur ne te gjithe biznesin e karburanteve, sidomos ne pikat e pakices, nga inspektoret e Tatimeve. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, aksioni ka per qellim njehsimin e taksimit mbi tregun e karburanteve dhe reduktimin e evazionit fiskal. Aksioni i tatimoreve ka nisur per faktin se biznesi i karburanteve, ka raportuar cmime me te uleta ne Tatime se sa ai qe ka aplikuar ne te vertete per konsumatoret. Per te verifikuar kete sjellje te tregut te karburanteve aq shume te perfolur per spekulim, tatimoret kane nisur nje investigim mbi tregun qysh nga viti i kaluar. Pasi eshte vertetuar se eshte spekuluar me detyrimet, tatimoret kane vene gjoba te cilat arrijne ne disa milione leke. Keshtu me gjoba jane ndeshkuar pothuajse te gjithe shoqerite e tregtimit te karburanteve ne vend, perfshire edhe ato me te njohurat ne treg. Madje disave prej tyre, tatimet u kane bllokuar pa afat dhe disa pika me pakice, nen argumentin se nuk kane plotesuar ne kohe detyrimin ligjore, per t'u pajisur me kasat fiskale, te cilat do te regjistrojne elektronikisht cdo shitje qe ato bejne. Tregtaret e karburanteve nga ana tjeter akuzojne Tatimet se po mbledhin taksat ne menyre abuzive dhe me force, duke vendosur cmime reference, per te mbuluar mosrealizimet e tyre dhe per te permiresuar gjendjen e buxhetit te shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›