Biznesi peticion Kuvendit, per Gjykaten Administrative
Perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe te shoqerise civile ne Berat, bashkuan nenshkrimet e tyre me ata ne Kukes, Shkoder, Diber, Gjirokaster, Lezhe, Korce, Elbasan dhe Durres ne peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kerkohet miratimi pa vonese i projektligjit per Gjykatat Administrative, ne mbeshtetje te perpjekjeve qe po behen per kete qellim nga nje koalicion i perbere nga 34 shoqata te biznesit shqiptar dhe te shoqerise civile. Ky koalicion ne perkrahje te Gjykatave Administrative, po organizon nje numer tryezash te rrumbullaketa me te gjithe aktoret e interesuar ne 12 qarqet e vendit, per t'i informuar ata mbi projektligjin qe do te beje te mundur ngritjen e ketyre gjykatave, si dhe per t'i angazhuar ne mbeshtetje te miratimit te tij sa me shpejte. Ne tryezen e rrumbullaket te organizuar ne Durres me mbeshtetjen e Programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine iI (MCCA2), nje marreveshje dyvjecare mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e financuar nga Korporata e Sfides se Mijevjecarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, u vu ne dukje se sistemi i Gjykatave Administrative do te jete nje mekanizem i efektshem per te mbrojtur te drejtat dhe interesat ligjore te te gjithe qytetareve. Nder risite e projektligjit, i cili eshte pergatitur nga me ndihmen e eksperteve nga Bashkimi Evropian, perfshin gati te gjitha rekomandimet e bera nga ekspertet e qeverise, te opozites dhe nga eksperte te huaj, ne tryeze u evidentua fakti qe ne ceshtjet administrative, shkurton kohen per gjykimin e ketyre ceshtjeve nga nje mesatare ekzistuese prej 130 ditesh ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne nje maksimum prej 60 ditesh; pra shkurton ne 10 dite, kohen per ekzekutimin e vendimeve te Gjykatave Administrative, si dhe iu njeh atyre kompetencen per te ekzekutuar vendimet e veta, nese institucionet shteterore nuk e bejne kete ne kohen e duhur.