E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni rrit cmimet e ushqimeve

Blerina Hoxha.

Sezonaliteti ka reflektuar ne nivelin e cmimeve te ekonomise vendase, sidomos ato te ushqimeve. Instituti i Statistikes ka verejtur se gjate muajit nentor cmimit jane rritur me 2.8 per qind me shume se nentorin e vitit 2008. Rritja me e madhe cmimeve u vu re ne grupin "Ushqime dhe pije jo alkoolike", duke pesuar nje rritje prej 0.8 per qind, me nje ndikim prej 0.3 per qind ne totalin e rritjes se pergjithshme te cmimeve. INSTAT veren se brenda ketij grupi, mund te permendet rritja me mbi 50 per qind te cmimeve te specave, kastraveceve dhe patellxhaneve, rritjen e cmimit te spinaqit me 30.6 per qind, bishtajave me 19.8 per qind, domateve me 4.7 per qind, etj. Gjithashtu gjate muajit nentor cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet, "sheqer, recelra, mjalte etj" 0.8 per qind, "qumesht, djathe e veze" 0.3 per qind, "peshk" 0.8 per qind, etj. Ndersa cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje ulje prej 8.3 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te mandarinave me 24.5 per qind, limoneve me 22.5 per qind, portokallieve me 21.5 per qind, kivit me 17.6 per qind, bananeve me 3.2 per qind etj. Nga sektori i veshmbathjeve, cmimet rezultuar me rritje per veshjet dhe me ulje per kepucet. Gjate muajit qe shkoi eshte vene re edhe nje rritje e cmimit te duhanit me 2 per qind dhe rritje e cmimeve te karburantit me 2.5 per qind. Me konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 2.5 per qind dhe cmimi i benzines 1.4 per qind. Po keshtu rritje te cmimeve shenuan edhe sherbimet arsimore per shkak te rritjes se tarifave te pageses ne universitetet me 2.1 per qind. Por niveli i pergjithshem i cmimeve pritet te kercenohet ne janar te vitit 2010, per shkak te rritjes se cmimit te energjise elektrike. Rritja e cmimit te energjise elektrike, do te ndikoje direkt ne shpenzimet e buxheteve te familjeve dhe ekonomia vendase do te perballet me nje rritje te inflacionit. Burimet ne Banken e Shqiperise, kane sqaruar ne raportin e fundit se, shuarja e efektit te rritjes administrative (cmimit te energjise) ne muajin mars dhe mosrritjeve te reja gjate periudhes ne vijim, ulen inflacionin dhe kontributin perkates prane vleres zero. Por nje rritje e re e cmimeve te produktit ne fjale, ne nivelet e debatuara do te kishte nje efekt madhor ne nivelin e pergjithshem te cmimeve. Banka e Shqiperise e monitoron me kujdes rritjen e cmimit te energjise, per shkak te efekteve qe krijon ne cmimet e produkteve te tjera ne treg.

Grupet a artikujve ndryshimi i cmimeve ne (%)

Ushqime dhe pije joalkoolike 2.1

Pije alkoolike dhe duhan 0.2

Veshje dhe kepuce -0.1

Qira, uje lende djegese dhe energji 0.1

Mobilim, pajisje shtepie 0.1

Shendeti 0.1

Transport 0.1

Komunikimi 0.0

Argetim dhe kulture 0.0

Sherbimi arsimor 0.1

Hotele, kafene dhe restorante. 0.0

Mallra dhe sherbime te ndryshme 0.0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›