E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tregu rajonal i energjisë elektrike, bashkohen operatorët e Slovenisë dhe Serbisë, interes edhe nga Shqipëria

Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Sllovenisë dhe Serbisë firmosën këtë javë për të krijuar shkëmbimin e parë rajonal të energjisë për Evropën Qendrore dhe Juglindore. Shkëmbimi i sapoformuar i energjisë do të ofrojë shërbime të harmonizuara të tregtimit të energjisë, me ambicien për të zgjeruar biznesin dhe shërbimet në vendet e tjera në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

“Kjo arritje e jashtëzakonshme do të nxisë zhvillimin rajonal të tregut të energjisë elektrike dhe do të sigurojë një model të rregullt dhe të qëndrueshëm për vendet e tjera të rajonit, për t’u bashkuar me këtë infrastrukturë të avancuar të biznesit”, -u shpreh Jelena Matejić, Menaxheri i Përgjithshëm.

Sipas njoftimeve zyrtare, dy operatorët e mësipërm po bashkëpunojnë ngushtë edhe me operatorin hungarez të transmetimit të energjisë për shkëmbimin e energjisë hungareze. Iniciativa mbetet e hapur për të gjithë partnerët shtesë që dëshirojnë t’i bashkohen këtij grupimi, për të ecur përpara në integrimin e tregjeve të energjisë në vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Në vitin 2021, 34 anëtarët e këtij grupi tregtuan 10 terravat orë me një qarkullim vjetor prej 1,2 miliard euro. Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë në Slloveni operon një rrjet prej 400 kV, 220 kV, dhe 110 kV linja transmetimi me një gjatësi totale prej 2,955 km. dhe është një udhëkryq midis Evropës Perëndimore, Lindore dhe Jugore.

Shoqëria aksionare Elektromreža Srbije (EMS) është operator i sistemit të transmetimit në Republikën e Serbisë, që sigurojë transmetim të energjisë elektrike, në një rrjet prej 400 kV, 220 kV, dhe 110 kV linjave të transmetimit me gati 10,000 km. Këta operatorë dhe filialet e saj veprojnë në tregjet e energjisë elektrike në 13 vende: Evropa Qendrore Perëndimore, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Vendet Nordike, dhe Polonia. Grupi i kompanive që shërbejnë tregjet ndërkombëtare të mallrave, është i angazhuar për krijimin e një tregu pan-evropian të energjisë. Mbi 300 anëtarë tregtojnë energji elektrike në këtë grup.

Në vitin 2021, 24 anëtarë nga 13 vende evropiane treguan 3,2 terravat orë në një treg të organizuar në ditë.

Edhe Shqipëria po tenton të jetë pjesë e netvorkut rajonal të energjisë. Në vjeshtën e vitit 2021 nga Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë Elektrike të Greqisë (APTO) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) u diskutua për zbatimin e një ndërlidhjeje të re të energjisë elektrike midis Greqisë dhe Shqipërisë, me krijimin e një linje ajrore të transmetimit të tensionit të lartë (400 Kilovolt).

Një grup pune midis Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë po shqyrton skenarë të ndryshëm për rritjen e kapaciteteve midis sistemeve të tyre të energjisë elektrike. Dy projekte të reja, një linjë 400 kV Greqi-Turqi dhe një linjë të re 400 kV Bullgari-Turqi janë propozuar tashmë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›