“Tregues mirëkuptimi mes vendeve dhe sinjal stabiliteti në rajon”
19/10/2009 Ministri Meta përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë–Maqedoni
Për shefin i diplomacisë ky hap është një mesazh paqeje
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin e aktit të vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike mes Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme përmes një bisede telefonike me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni ka vlerësuar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë përbën një mesazh shumë të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë. Gjatë kësaj bisede ministri Meta e ka vlerësuar këtë akt si një arritje e madhe diplomatike, që afirmon më tej shtetin e ri të Kosovës dhe politikën e tij evropiane. Pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje ministri Meta iu përgjigj se marrëveshja është në interes të dyanshëm. “Ne e përshëndesim fuqimisht këtë marrëveshje midis Kosovës dhe Maqedonisë. Pa dyshim është një marrëveshje në interes të dyanshëm dhe akoma më tepër në interes të Kosovës, si një shtet i ri, që po afirmohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Është një tregues mirëkuptimi midis dy vendeve dhe një sinjal për stabilitetin afatgjatë në rajon”, - ka deklaruar ai. Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se bashkohet me deklaratën e komisionerit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Europian Javier Solana, i cili i ka vlerësuar autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok.
Vlerësimi i qeverisë
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet zëdhënëses, ministres së Integrimit Majlinda Bregu, ka përshëndetur marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë si një akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon. Në deklaratën e saj zëdhënësja e qeverisë ka deklaruar se marrëveshja përbën një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Qeveria shqiptare ka vlerësuar se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë për një të ardhme të përbashkët evropiane.