Treguesit ekonomikë janë shumë premtues
04/05/2010 Kryeministri analizon gjendjen ekonomike të vendit dhe pasojat e krizës globale
Ekonomia shqiptare ka përjetuar reperkusionet e veta si pasojë e krizës ekonomiko-financiare në të gjithë botën. Kështu ka deklaruar dje kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai arsyetoi këtë gjendje duke iu referuar faktit se Shqipëria jo vetëm që është pjesë, një segment i vogël i ekonomisë globale, por se ekonomitë e vendeve të vogla janë të destinuara të jenë më globale shumë herë sesa ato të vendeve më të mëdha. Por për kreun e qeverisë gjendja në ekonominë shqiptare është krejt tjetër nga ajo që kanë përjetuar vende shumë më të fuqishme. Duke pranuar pasojat e krizës, shefi i ekzekutivit theksoi se ekonomia shqiptare arriti t’i rezistojë, madje të përjetojë një rritje ekonomike, më të madhe në Evropë, gjatë vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ai theksoi se gjatë këtij viti ka disa tregues jashtëzakonisht premtues. Sipas tij, eksportet e prillit 2009 kanë qenë 1 milion e 114 mijë tonë, që të përkthyera në lekë shkojnë në 2.6 miliardë lekë për atë çka është “Made in Albania”, kurse në prillin 2010 këto eksporte janë rritur në 1 milion e 163 mijë tonë dhe kanë kapur vlerën 7 miliardë lekë nga 2.6 miliardë lekë. Ai pohoi se nga këto 7 miliardë lekë 2 miliardë janë energji elektrike. “Në 4-mujor vlera totale e eksporteve nga Shqipëria për vitin 2010 është 48 miliardë lekë, vlera totale e eksporteve nga Shqipëria për vitin 2009 në këtë 4-mujor është gjithsej rreth 30 miliardë lekë. Pra, janë afro 180 milionë dollarë më shumë, janë 180 milionë dollarë prodhime më shumë, vende pune më shumë, djersë e derdhur me shumë”, - deklaroi ai. Kryeministri, teksa prezantonte shifrat, u ndal edhe në pretendimet e leshura nga përfaqësues të ndryshëm, kryesisht të opozitës, të cilët pretendojnë për një krizë të vërtetë ekonomike në vend. “Ata që bërtasin se është shtuar papunësia dhe u fryjnë borive të krizës dhe borive të zisë, dua t’u them se pa diskutim krizën dhe zinë e keni në mendjet tuaja. Është jashtë çdo lloj logjike që të themi se nuk pasqyrohen pasojat e krizës botërore, por nuk ka më të forta se këto statistika”, - tha ai. Kreu i qeverisë kërkoi që këta persona të mos luajnë rolin e Don Kishotit me Institutin e Statistikave, por të shohin të dhënat nga doganat dhe eksportet. Berisha e vlerësoi shumë të rëndësishëm rritjen në masën 13.7% të kursimeve të qytetarëve.
Eksportet
Duke mbrojtur me fanatizëm gjendjen pozitive të ekonomisë shqiptare, pavarësisht pasojave nga kriza globale, Berisha tha se eksportet janë përmirësuar shumë. “Asgjë nuk sintetizon në një këta faktorë së bashku më shumë se eksporti “Made in Albania””, - tha ai.
Prezantimi i “Ipad”
Kreu i qeverisë ka zbuluar para deputetëve demokratë se është pajisur më së fundi me një kompjuter të gjeneratës së fundit. “Ajo që unë dua të ndaj me ju është kënaqësia e ‘Ipad’. Ky është kompjuteri që unë kam pritur prej 30 vjetësh”, - deklaroi shefi i ekzekutivit.