"Trekendeshi", droga eshte miell buke
Tirane- Kapen me 2 kilogram heroine, te pandehurit pretendojne se eshte miell. Gjykata e Tiranes caktoi dje masat e sigurise "arrest me burg", per pese te arrestuarit e operacion "trekendeshi", ndersa pritet qe sasise se droges t'i kryhet nje tjeter ekspertize. Pese te pandehurit Ibrahim Cani, 34 vjec, Ardit Bakalli, 29 vjec, Nikolin Merko, 37 vjec, Denis Caveli, 20 vjec dhe Fatmir Mezini, 19 vjec kane mohuar akuzuat e ngritura ne ngarkim te tyre. Perpara gjyqtares se gatshme Fatmira Hajdari, avokatet mbrojtes kane shpjeguar se klientet e tyre jane te pafajshem dhe nuk kane lidhje me akuzat e ngritura dhe as me sasine e lendes narkotike. Sipas mbrojtesve droga i ishte sekuestruar te pandehurit Merko, ndersa klientet e tyre ishin kapur secili me vete, ku gjate kontrollit te ushtruar nga policia nuk iu eshte gjetur asnje e paligjshme. Nga ana tjeter mbrojtesi i Merkos ka hedhur nje tjeter version ne gjykate. Sipas tij sasia e lendes narkotike, e cila dyshohet te jete 2 kilograme e 100grame heroine, nuk eshte droge ashtu sic pretendon akuza, por miell.
Per kete fakt avokati mbrojtes i kerkoi gjykates qe te behej nje ekspertize sasise se sekuestruar. Pas argumenteve mbrojtja i ka kerkuar gjykates lirimin e klienteve te tyre, pasi ishin te pafajshem. Pas pretendimeve te ngritura nga ana e mbrojtjes, Prokuroria i shpjegoi gjykates se ndaj te pandehurve ka prova bindese, per perfshirjen e tyre ne kete aktivitet kriminal. Sipas perfaqesuesit te akuzes, pese te pandehurit jane mbajtur nen pergjim per dy muaj resht, nga te cilat eshte faktuar aktiviteti i tyre. Prokuroria ka shpjeguar se sasia e sekuestruar eshte lende narkotike dhe jo miell, per kete akuza i kerkoi gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg". Pas degjimit te te dyja paleve, gjyqtarja e gatshme ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg", ndaj te pandehurve. Nga ana tjeter sasise se lendes narkotike do t'i kryhet edhe nje here ekspertiza per te pare nese ajo eshte vertet droge, apo miell sic pretendojne te pandehurit.