E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri te "Ardeno" i qellimshem

Tirane- Zjarri i vene dy dite me pare mobilierise "Ardeno" eshte i qellimshem. Kjo eshte pista, te ciles eshte duke i meshuar me teper grupi hetimor. Ndersa vete pronari i kesaj mobilierie e ka mohuar kete fakt, duke bere me dije se zjarri ka ardhur ne saje te nje shkendije elektrike. Burime nga Policia e Tiranes bene me dije se dyshimet jane per zjarrevenie te qellimshme. Ka qene mungesa e energjise elektrike ne ate zone, ne oren qe ka rene zjarri, c'ka sipas grupit hetimor, e ben te pamundur shkaktimin e zjarrit nga nje shkendije elektrike. Per kete fakt grupi hetimor ka perjashtuar pisten e nje shkendije elektrike. I kontaktuar nga ana e gazetes "Koha Jone", pronari i firmes "Ardeno", Tonin Aliaj ka mohuar faktin qe zjarri te mund te jete shkaktuar qellimisht. "Zjarri ka ardhur si pasoje e shkendijes elektrike, une kam pasur kamera dhe nuk ka pasur njeri ne ate ore, jam vete specialist dhe e di qe zjarri ka ardhur si pasoje e shkendijes elektrike", ka bere me dije dje pronarin Tonin Aliaj. Grupi hetimor eshte duke punuar ne gjetjen e provave per te zbardhur ngjarjen si dhe arsyet qe e renies se zjarrit te "Ardeno". Nderkohe qe, demi i shkaktuar kesaj kompanie nga renia e zjarrit, i cili eshte shuar pas nje pune intensive eshte mbi 10 milione euro, shume kjo e deklaruar nga pronari i "Arendo-s", Tonin Alia. Sipas pronarit te kompanise se mobiljeve "Ardeno", demi i shkaktuar ka qene shkaterrimtar per te, pasi nuk pati mundesi ta siguronte biznesin e tij kete vit per shkak te burokracive. Zjarri i rene i ka shkaterruar atij komplet linjen e perpunimit te drurit dhe do te jete mjaft e veshtire rimekembja. Megjithate, ndryshe nga grupi hetimor, zjarrfikesit kane dale me nje tjeter version per renien e zjarrit, ate te shkendijes elektrike. Sipas tyre, zjarri ka shperthyer si pasoje e nje shkendije ne panelin elektrik te katit te pare te godines "Ardeno". Megjithate, hetimi vazhdon dhe do jete grupi hetimor ne perfundim te hetimeve, qe do percaktoje shkakun e sakte te zjarrit te rene ne kompanine e mobilieve "Ardeno" ne autostraden Tirane-Durres. Ne kompanine "Ardeno" punonin rreth 40-50 persona, te cilet me shkaterrimin e fabrikes kane mbetur aktualisht pa pune. Zjarri qe dogji dje godinen e kompanise se mobilieve te drurit, ndodhej shume prane disa pikave te furnizimit me gaz, "Sofi Gaz" dhe "Petrol Gaz". Zjarrfikesit munden te shmangnin diten e djeshme nje tragjedi,i qe mund te ndodhte ne rast te shperthimit te ketyre pikave. Po keshtu ngjitur me murin rrethues te kompanise ndodheshin disa banesa, banoret e te cilave dje u evakuuan per arsye sigurie. Rasti i "Ardeno" eshte i dyti brenda pak ditesh.

Djegia e firmes, u shmang tragjedia

Mobilieria "Ardeno" eshte perfshire nga flaket mengjesin e dy diteve me pare.

Godina tre kateshe e firmes eshte djegur plotesisht. Per arsye sigurie energjia rreth zones u nderpre per disa ore, ndersa qarkullimi i mjeteve ne autostrade vazhdoi normalisht, duke mos pasur bllokime. Shume forca zjarrfikese nga Tirana, Durresi, Kavaja, Laci, Lezha etj, punuan disa ore per lokalizimin dhe shuarjen e flakeve, qe rrezikonin perhapjen edhe ne dy depozitat e gazit, "Sofi Gaz" dhe "Petrogaz", qe ndodhen ne anen tjeter te murit rrethues te fabrikes. Flaket u moren nen kontroll nga batalioni i kerkim- shpetimit 1410, i Ushtrise, qe mbajti gjate gjithe kohes zonen te ftohte dhe te lagesht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›