E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai denoncon djalin: Arrestojeni se me rreh cdo dite

Fier- Nje i moshuar denoncon te birin qe vuan nga semundje psikike, se perdor mbi te dhune fizike. Koli Rrapaj eshte paraqitur dje ne komisariatin e Fierit per te depozituar kallezimin e rralle, duke u shprehur se nuk ka tjeter rruge per te parandaluar ndonje tragjedi te mundshme dhe krimin ne familje. "E kam derguar edhe ne spitalin psikiatrik, me mire ne burg se sa te me nxije jeten mua", eshte shprehur 82 vjecari dje gjate deshmise se dhene. Koli Rrapaj eshte banues ne fshatin Mbrostar-Ferko, kurse i biri quhet Aleko dhe eshte 38-vjec. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se nisen hetimet per te verifikuar deshmine e te moshuarit. "Burgoseni djalin, se nuk shkoj dot ne shtepi", ka deklaruar 82 vjecari per inspektoret. "Me rreh here pas here, nuk e dua me per djale. Ai eshte bere i rrezikshem jo vetem per mua, por edhe per shoqerine", ka shpjeguar Koli me tej. Ai i trembet faktit se i biri mund te kryej ndonje krim edhe me te rende si vrasja. I moshuari flet edhe per gazeten me duar qe i dridhen edhe sy qe lotojne. Hera e fundit e keqtrajtimit ka qene mbremja e se premtes. "Erdhi ne shtepi i dehur dhe nisi te me rrahe pa asnje arsye", thote 82-vjecari.

Shprehet se e ka derguar edhe ne Spitalin Psikiatrik per kurim, por e kane nxjerre prej andej, ndersa here pas here ushtron dhune. Edhe vdekjen e bashkeshortes Koli e lidh me sjelljen e te birit, pas kthimit nga emigracioni.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›