E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, nis kontrolli i tregjeve te mishit dhe bulmetit

Me afrimin e festave te fundvitit, inspektoret sanitare te Higjienes Ushqimore, po intensifikojne kontrollet per plotesimin e kushteve higjieno-sanitare ne tregjet me shumice dhe pikat e tregtimit te mishit dhe te bulmetit ne rrethin e Tiranes. Drejtori i Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes, Mhill Gecaj, ka deklaruar se institucioni qe ai drejton, ka hartuar tashme nje plan masash per kontrollin e tregjeve te medha, si dhe pikave te tregtimit te mishit dhe bulmetit, ne shume pika te ndryshme tregtare te rrethit te Tiranes. Bazuar ne kete plan masash, sipas tij, inspektoret sanitare do te ushtrojne kontrolle vazhdimisht, edhe gjate diteve te pushimit, duke i shtrire ato dhe pas festave. Nderkohe, gjate periudhes janar-tetor 2008, inspektoret sanitare te Higjienes Ushqimore kane vendosur ne pikat e tregtimit te mishit dhe te bulmetit ne rrethin e Tiranes, 5 masa me gjobe dhe 6 me mbyllje provizore, si dhe kane mbajtur 220 proces-verbale me detyra dhe afate, per mangesite higjieno-sanitare te konstatuara. Gecaj tha se probleme higjieno-sanitare jane konstatuar te tregu tek Pazari i ri, te tregu i Stacionit te Trenit, te ish-uzina Dinamo, ne rrugen "Artan Lenja" dhe te Qyteti i Nxenesve, per te cilet jane marre dhe masat perkatese. "Inspektoret sanitare te Higjienes Ushqimore kontrollojne kushtet higjieno-sanitare te objektit dhe pajisjen e punonjesve perkates, me Libreze Shendetesore", sqaroi me tej Gecaj, duke shtuar se shpesh here, ne bashkepunim edhe me Inspektoratin Veterinar te bashkise Tirane, jane kontrolluar dyqanet e tregtimit te mishit dhe te bulmetit, si dhe tregjet ushqimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›