"E vrava se me shante per alkoolin"
Kruje- Ekzekutimin e bashkeshortes me tre plumba ne pragun e deres, i dyshuari Muharrem Rustami e ka justifikuar me friken se mos ajo e qortonte serish per dehjen me alkool. Ne kete menyre ai ka ndryshuar deklarimet brenda disa oreve, nderkohe qe pas arrestimit u shpreh se xhelozia e kishte shtyre drejt aktit fatal. "Kam qene krejtesisht i dehur dhe nuk mbaj mend cfare kam bere. Isha grindur edhe me pare dhe Trendafilja me shante perse pija raki ne lokale", eshte shprehur 57 vjecari gjate marrjes ne pyetje nga grupi hetimor diten e djeshme. Burime zyrtare te policise se Krujes bene me dije se akuza e ngritur eshte ajo e "vrasjes", ndersa po hetohet per faktin nese ka qene e paramenduar per shkaqe xhelozie, pasi viktima punonte ne nje fabrike kepucesh.
Vetem pak ore pas arrestimit te tij ne akuzen e vrasjes se bashkeshortes, Trendafile Rustami, 53 vjece, Muharremi eshte shprehur i penduar per krimin, duke pranuar autoresine. "Para se te shkoja ne shtepi isha dehur me raki dhe nuk e mendoja kryerjen e krimit", ka thene i dyshuari per hetuesit, duke rrezuar pisten e vrasjes me paramendim. Por ai ka pranuar se kishte pasur konflikte me te shoqen pikerisht per shkak te alkoolit. "Nuk mund te duroja me te sharat e gruas dhe ne gjendje te renduar mendore dhe i nxitur nga pija bera edhe vrasjen", eshte mbrojtur Rustami diten e djeshme, pak ore pas arrestimit ne perpjekje per t'u arratisur nga vendngjarja. Burime zyrtare thane se ka pasur nje ndryshim te deklarimeve te te dyshuarit nga momenti i ndalimit deri diten e djeshme dhe do kerkohet ekzaminimi i tij per gjendjen mendore.
Muharrem Rustami akuzohet se rreth ores 16:00 te se premtes, ka vrare bashkeshorten e tij Trendafilen, ne pragun e shtepise, ne momentin qe viktima po kthehej nga puna, ne nje firme kepucesh. Pas vrasjes qe ndodhi prane stadiumit te qytetit te Krujes, Rustami ishte mundur te largohej per te mos rene ne duart e policise. Por reagimi i shpejte i policise ka bere qe ai te arrestohej vetem 30minuta pas krimit. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje arme tip pushke dhjeteshe me nje kreher fishekesh dhe tre gezhoja ne nje prej dhomave te shtepise. Ne pyetje jane marre fqinjet e ciftit dhe te afermit, per te zbuluar motivet e verteta te krimit ne familje.
Ardian Bushi