E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin piken e basteve, 4 ne pranga

TIRANE - Vjedhin me dhune nje lokal, bien ne pranga kater te rinj. Policia tha se ata akuzohen se kane vjedhur nje pike loto sportive, nga ku kane marre 295 mije leke. Policia e Tiranes ka bere te ditur, nje dite me pare, se jane vene ne pranga menjehere pasi kane kryer vjedhjen me thyerje te nje lokali ne Tirane, Gentjan Shehaj, 29 vjec, i denuar me pare per "vjedhje me arme", Armando Copani, 22 vjec, i denuar me pare per "vjedhje". Gjithashtu, jane arrestuar dhe Emiljano Berisha, 22 vjec dhe Besian Koka, 18 vjec, te gjithe nga Tirana. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit kane bere te ditur se, arrestimi i tyre u krye sepse ne oret e parat te mengjesit te djeshem, dyshohet se ne rrugen "Asim Vokshi", kane vjedhur me thyerje lokalin "GloBast", ne pronesi te nje personi. Ketu ata kane marre shumen e parave prej 295 mije lekesh. Menjehere eshte njoftuar policia, e cila ka nisur kerkimet per kater te rinjte. Arrestimi i tyre eshte bere nga Patrullat e Pergjithshme dhe Komisariati numer 3, qe arriten te kapnin ne flagrance te dyshuarit dhe ndaj tyre u mor edhe masa e arrestit ne flagrance, per konsumim te vepres penale te "vjedhjes ne bashkepunim". Si prova, policia ka sekuestruar 300 mije leke, 4 telefona celulare, 2 pale doreza, 1 sharre druri, 1 pale gershere metalike dhe 1 leve hekuri. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›