Komisioni: Duam bisedat telefonike te krereve te shtetit Qamil Xhani
Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit do te hetoje te gjitha bisedat telefonike qe jane bere gjate muajit janar nga drejtuesit me te larte te shtetit dhe drejtuesit e opozites. Ne mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme anetaret e ketij komisioni kerkuan nga operatoret telefonike qe te vene ne dispozicion brenda pese diteve tabulatet e bisedave qe jane bere nga 30 zyrtaret e larte dhe qe mund te kene lidhje me ngjarjen se premtes se kaluar. Anetari i ketij komisioni, deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj tha se qellimi eshte zbardhja e ngjarjeve nepermjet urdhrave dhe komunikimeve qe jane bere nga drejtuesit e opozites gjate pucit te shtetit ne daten 21 janar. Ne listen e 30 zyrtareve qe do tu hetohet komunikimi telefonik jane; kreu i shtetit, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Brendshem Lulzim Basha, kreu i opozites Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, drejtori i SHISH Bahri Shaqri, drejtues te tjere te institucioneve, deputete te opozites, dhe zyrtare te larte te opozites, si dhe deputete dhe kryetare te partive opozitare. "Kjo kerkese eshte e bazuar ne nenin 4 dhe 5 te ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore". Alibeaj u shpreh se pjese e hetimit te bisedave telefonike duhet te jete gjitha muaji janar. Ai tha se kompanite e telefonise kane detyrime ligjore per te paraqitur dokumentet e kerkuara nga komisioni hetimor. "Keto skedar te ruajtjes se komunikimeve telefonike, qe keta zoterinj kane pasur edhe me pajtimtare te tjere te telefonise mobile, do te doja te shtriheshin per nje periudhe qe i perket gjithe muajit janar te ketij viti. Une besoj se mbi bazen e detyrimit ligjor qe kane te gjitha shoqerite perkatese qe ofrojne rrjetin telefonik, pervecse e kane detyrim, kane mundesine dhe aftesine qe nje pergjigje te tille shkresore te na e sillnin per nje afat pese ditore", tha dje Alibeaj. Nderkohe, Komisioni Parlamentar Hetimor "Per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin, identifikimin, perballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011", ne mbledhjen e radhes ka vendosur qe dhe kryeministri Berisha diten e hene te kete me kete komision nje seance informimi. Ndersa sic ishte njoftuar dy dite me pare po diten e hene, Komisioni do te kete nje seancen informimi me Ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Ne mbledhjen e djeshme, komisioni vendosi qe po diten e zhvilloje nje seance informimi me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha.
Personat qe do te hetohen
Sali Berisha, kryeminister i Shqiperise
Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit
Bamir Topi, president i Republikes
Lulezim Basha, minister i Brendshem
Ina Rama, Prokurore e Pergjithshme
Bahri Shaqiri, drejtor i SHISH
Ylli Alushi, zevendesdrejtor i SHISH
Ndrea Prendi, komandant i Gardes
Edi Rama, kryetar i PS
Fidel Ylli, deputet
Bashkim Fino, deputet
Paulin Sterkaj, deputet
Tom Doshi, deputet
Gramoz Ruci, deputet
Namik Dokle, deputet
Fatmir Xhafa, deputet
Sajmir Tahiri, deputet
Taulant Balla, deputet
Ilir Gjoni, deputet
Erion Brace, deputet
Besnik Baraj, deputet
Ilir Beqja, deputet
Dashamir Peza, deputet
Arben Cuko, deputet
Asllan Dogjani, deputet
Ndue Kola, deputet
Armando Prenga, deputet
Gjok Jaku, deputet
Spartak Ngjela, kryetari i PLD
Skender Gjinushi, kryetar i PSD