Treni Ballkanik i TRT-së

Njëri prej televizioneve më të forta të Turqisë, TRT (Turkish Radio and Television Corporation) ka marrë një iniciativë shume interesante.
Që nga dje ky televizion ka nisur një tren i quajtur “Ballkan Express”, i cili do të parakalojë nëpër vendet e Ballkanit si Bullgaria pastaj Rumania, Serbia, Hungaria, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe së fundmi Greqi.
Treni i cili ka 9 vagonë do t’i ketë më shumë se 40 pasagjerë dhe ai është nisur sot nga qyteti i Ankarasë.
Tema e programit do të jenë vlerat të cilat janë trashëgimi e Perandorisë Osmane në gjeografinë e Ballkanit.
Ekipi i TRT-së transmetimin e parë direkt do ta mbajë me 1 korrik nga qyteti i Stambollit. Sipas njoftimeve të dhëna nga TRT, “Ballkan Express” më datë 2 korrik do të jetë në Edirne, derisa në po të njëjtën ditë do të hyjë në Bullgari.
Pas Bullgarisë treni do të vazhdojë për në Rumani, Serbi, Hungari, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi për të përfunduar më 20 gusht në Stamboll ku edhe do të transmetohet emisioni për herë të fundit. Në çdo ndalim të këtij treni në shtete të ndryshme ai do të ketë edhe lidhje direkt.
Ndërsa sipas faqes zyrtare temë do të jenë shkrimtarët, artistët, shkencëtarët, politikanët, të cilët kanë gjuhën amtare turke dhe në aftësinë e tyre për t’u përballur me problemet në jetën e tyre të përditshme si dhe planet e tyre për të ardhmen.
Treni Ballkan Express pritet të ndalet në Prishtinë dhe Prizren.