E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni del nga shinat, permbysen tre vagone me gure dhe vaj

Lac- Treni i linjes Shkoder-Tirane, qe kryen transportin e mallrave, ka dale nga shinat rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, duke bllokuar transportin hekurudhor ne te gjithe zonen veriore. Tre vagone jane permbysur si pasoje e demtimit te traseve prane Lacit, ndersa dy prej tyre kane qene te mbushur me grure qe vinte nga Hungaria dhe vagoni tjeter ishte i ngarkuar me vaj ushqimor qe vinte nga Ukraina. Lajmin e konfirmuan burime zyrtare prane Drejtorise se Hekurudhave ne Kurbin, te cilat deklaruan se per fat te mire nuk ka pasur te lenduar ne njerez. Vendi ku ka ndodhur aksidenti ka qene zone e pabanuar, kurse demi material llogaritet ne qindra miliona leke. Treni ka dale ne afersi te stacionit te udhetareve dhe eshte njoftuar prej punonjesve makiniste, policia e rendit, qe ka marre nen ruajte te gjithe vagonet. Sipas eksperteve te hekurudhes, shkak i daljes nga shinat ka qene amortizimi i traversave te hekurudhes, te cilat jane hapur me shume se sa limiti i lejuar. Nderkohe qe treni levizte me 25 vagone, fale frenimit te shpejte te makinistit, kane dale vetem tre vagone nga linja. Ne vagonet e permbysur mesohet se ndodheshin te pakten 1 mije tone mall ne ngarkim. Ne vendngjarje kane shkuar edhe specialiste te Drejtorise se Hekurudhave ne Durres, per te riparuar aksin dhe ngritur vagonet.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›