Nishani: Përdor makinën e vjedhur për të kursyer shtetin

Makina e Nishanit
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka reaguar pas lajmit se ai lëviz me një makinë që rezulton e vjedhur. Nishani ka thënë se makina i ka kaluar në pronësi shtetit. Në vitin 2009 makinës i janë bërë dokumentet, targat dhe tani me të lëviz ministri. Nishani e argumenton këtë gjë me faktin se po kursen paratë e shtetit.
Në të vërtetë ajo makinë i është vjedhur dikujt dhe krimi ende nuk është zbardhur. Para pak kohësh, nëndrejtori i Doganave, një njeri i familjes Berisha, pati deklaruar se në Shqipëri vetëm 10 përqind e makinave BMW X5 janë të rregullta, të tjerat rezultojnë të vjedhura. Kjo solli edhe reagimin e medieve gjermane. Prokuroria e një landi deklaroi se është një problem i madh fakti se makinat e sekuestruara nga shteti shqiptar nuk kthehen sërish në vendin ku janë vjedhur. Po me çfarë do lëvizë Nishani, Burgaj, Avenir Peka, Ndrea Prendi pastaj?